C

Ekonomiste Junior

Confidential Employer
Tirane24 Shtator 2026Afati: 20 Tetor 2026

About the job

Zyrë kontabiliteti dhe auditimi në Tiranë kërkon të punësojë një Ekonomiste Junior, e cila dëshiron të zhvillojë më tej njohuritë dhe eksperiencën profesionale në fushën e kontabilitetit dhe financës.

Kriteret kryesore:

  • Të ketë përfunduar studimet e larta në Financë, Kontabilitet, Ekonomi ose fusha të ngjashme;
  • Të ketë 1–2 vite eksperiencë pune në kontabilitet ose në një pozicion të ngjashëm;
  • Të ketë njohuri bazë mbi regjistrimet kontabël, faturat e blerjes dhe shitjes, bankën, arkën dhe dokumentacionin financiar;
  • Njohuri bazë mbi fiskalizimin dhe deklarimet tatimore;
  • Njohuri të mira të Microsoft Excel;
  • Njohja e programeve financiare/kontabël përbën avantazh;
  • Njohja e gjuhës angleze përbën avantazh;
  • Të jetë korrekte, e organizuar dhe e gatshme për të mësuar dhe për t’u zhvilluar profesionalisht.

Pozicioni ofron:

  • Trajnim dhe mbështetje profesionale gjatë punës;
  • Mundësi për të zgjeruar njohuritë praktike në kontabilitet, tatime dhe raportim financiar;
  • Përfshirje graduale në procese dhe klientë të ndryshëm;
  • Mundësi reale për zhvillim profesional afatgjatë;
  • Ambient pune profesional dhe bashkëpunues.

Vendndodhja: Komuna e Parisit, Tiranë
Orari: Full-time
Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV në email mamillokontabiliteti@gmail.com ose në numrin e tel: +355 69 819 4688

Rreth kompanisë

Me marrëveshje
Paga mesatare
Me kohë të plotë
Tipi i Punësimit
Në Zyrë
Formati i punës
1-2 vite
Eksperienca e kërkuar
Pa edukim
Arsimimi i kërkuar
Ekonomist
Kategoria