
Inxhinier Ndertimi
About the job
Kompania Klar Shpk, është një nga kompanitë më prestigjoze në fushën e ndërtimit në Shqipëri!
Ne jemi duke kërkuar një Inxhinier Ndërtimi!
Detyrat
- Të ketë njohuri shumë të mira në realizimin e projekteve.
- Të njohë dokumentacionin Tekniko –Ligjor që duhet në objekt.
- Të dijë të hartojë preventive dhe situacione mujore dhe ato lidhur me proceset e realizuara.
- Të ketë aftesi të monitorojë ecurinë e proceseve të punës në kantier.
- Të drejtojë dhe supervizojë stafin e perfshirë në projekt.
- Të zbatoj me rigorozitet kontratat e sipërmarrjes.
- Të ketë aftësi shumë të mira organizative, të dijë të koordinojë punën, dhe të raportojë tek bashkepunetorët e projektit.
Kualifikimet
- Diplomë në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit, profilizuar në Inxhinieri Ndërtimi.
- Minimalisht 5 vjet experiencë punë në të njëjtin profil kryesisht në objekte Civile me karakter tregëtar dhe banimi.
- Të jetë i disponueshëm për Drejtues Teknik.
- Njohuri të gjuhës Angleze.
- Të njohë programet Autocad, office.
- Të jetë i komunikueshem, të ketë aftësi të mira drejtuese menaxheriale, teknike.
- Të jetë i aftë të menaxhojë disa procese njëkohësisht.
Shënime
Të gjithë kantidatët e interesuar duhet të aplikojnë me CV -në e detajuar në shqip me foto bashkangjitur, në adresen: burimenjerezore@klar.al
Suksese!
Rreth kompanisë
Klar shpk. prej më shumë se dy dekadash në industrinë e ndërtimit, ka fituar një reputacion të fortë dhe një pozicion të rëndësishëm në tregun shqiptar të pasurive të paluajtshme dhe sot renditet si një nga kompanitë e ndërtimit më prestigjoze në Shqipëri. Të specializuar në ndërtimin e godinave të banimit dhe të shërbimeve Klar ka realizuar projekte të ndryshme dhe ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e infrastrukturës së qytetit. Misioni i KLAR-it për të bërë një...
