AFSD Albanian Food Solutions Drinks

Ekonomiste zyre/Magazine Durres

AFSD Albanian Food Solutions Drinks
Durrës16 Nëntor 2026Afati: 4 Dhjetor 2026

About the job

AFSD (Albanian Food Solutions & Drinks) kerkon nje Ekonomiste zyre/Magazine Durres

Detyrat

  • Regjistrimi dhe kontrolli i faturave të blerjes dhe shitjes.
  • Monitorimi dhe përditësimi i gjendjes së inventarit në magazinë.
  • Regjistrimi i hyrje-daljeve të mallrave në sistem.
  • Rakordimi i stokut fizik me të dhënat në sistem.
  • Përgatitja e raporteve periodike financiare dhe të magazinës.
  • Administrimi dhe arkivimi i dokumentacionit financiar dhe administrativ.
  • Bashkëpunimi me departamentet e shitjes, furnizimit dhe magazinës.

Kualifikimet

  • Arsim i lartë në Financë, Kontabilitet, Ekonomi ose fusha të ngjashme.
  • Eksperiencë e mëparshme në pozicione të ngjashme.
  • Njohuri të mira të programeve financiare, preferohet Financa 5.
  • Aftësi shumë të mira në përdorimin e paketës MS Office, veçanërisht Excel.
  • Njohuri mbi procedurat e inventarizimit dhe administrimit të magazinës.
  • Aftësi të mira organizative, korrektësi dhe përgjegjshmëri.
  • Aftësi për të punuar në grup dhe për të respektuar afatet.

Shënime


Ofrohet:

Pagë fikse page 80,000-90,000 lekë Neto, ne varesi te experiences
Ambient pune korrekt dhe mbështetës

Të interesuarit mund të aplikojnë ne email contact@afsd.al

Per me shume informacion dergoni nje mesazh në: +355694073159

Rreth kompanisë

Me një trashëgimi përsosmërie në tregun shqiptar të pijeve, AFSD është më shumë sesa një distributor- ne jemi një partner i besuar për profesionistët e mikpritjes, pronarët e bareve, restorantet dhe zinxhirët e shitjes me pakicë në të gjithë vendin. Njohuritë tona të thella në industri dhe rrjeti ynë i logjistikës fleksibël sigurojnë që çdo porosi të mbërrijë në kohë, në gjendje të përsosur dhe gati për t'u servirur.

Me marrëveshje
Paga mesatare
Me kohë të plotë
Tipi i Punësimit
Në Zyrë
Formati i punës
1-2 vite
Eksperienca e kërkuar
Bachelor
Arsimimi i kërkuar
Ekonomist
Kategoria