
Farmacist/e
About the job
MEGATEK, hipermarketi më i madh i tipit “Do It Yourself” në Shqipëri, i cili ofron shitje me shumicë dhe pakicë, në kuadër të zgjerimit të projekteve të tij, kërkon të punësojë:Farmacist/e
Qëllimi i Pozicionit:Farmacisti/ja është përgjegjës/e për ofrimin e shërbimit profesional ndaj klientëve, këshillimin mbi përdorimin e produkteve farmaceutike dhe garantimin e respektimit të standardeve dhe procedurave të farmacisë.
Detyrat
Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
- Shërben klientët me korrektësi dhe profesionalizëm.
- Jep informacion dhe këshillim mbi përdorimin e barnave dhe produkteve farmaceutike.
- Kontrollon recetat dhe siguron shpërndarjen e saktë të medikamenteve.
- Monitoron datat e skadencës dhe sistemimin e produkteve në farmaci.
- Mban dokumentacionin dhe regjistrimet sipas procedurave në fuqi.
- Siguron respektimin e standardeve të higjienës dhe ruajtjes së barnave.
- Bashkëpunon me ekipin për garantimin e një shërbimi cilësor ndaj klientit.
- Raporton problematikat dhe nevojat operative tek përgjegjësi përkatës.
Kualifikimet
Kualifikimet dhe Kërkesat:
- Diplomë universitare në Farmaci.
- Licencë ushtrimi profesioni aktive.
- Eksperienca e mëparshme në farmaci përbën avantazh.
- Aftësi shumë të mira komunikimi dhe shërbimi ndaj klientit.
- Përgjegjshmëri, korrektësi dhe etikë profesionale.
- Aftësi për të punuar në grup dhe në ambiente dinamike.
Shënime
Çfarë ofron Megatek
- Ambient profesional dhe bashkëpunues pune.
- Trajnime dhe mundësi rritjeje në karrierë.
- Paketë konkurruese kompensimi dhe benefite për punonjësit.
- Pagesë konkurruese.
Procedura e aplikimit:
Të interesuarit janë të lutur të dërgojnë:
- CV të detajuar
- Email: humanresources@megateksa.com
- Kontakt / WhatsApp: 069 402 2492
ose - MEGATEK S.A
Departamenti i Burimeve Njerëzore
Autostrada Tiranë–Durrës, km 7
Tiranë, Shqipëri
Rreth kompanisë
Megatek S.A is the biggest Do-IT-Yourself wholesale and retail store in Albania. Megatek S.A is part of Teqja Group International, a group of privately owned and anonymous Companies with long experience in the Albanian and regional market offering a vast range of products and services, ranging from mail & logistics to production of industrial materials. The group consists of the following companies: * “Teqja international” s.a. * “Teqja” l.t.d * “Global construction” s.a * TNT Albania * Spartan security &...
