
Financier / Kontabilist
Kompani Telemarketingu
About the job
Jemi në kërkim të një profesionisti/eje me mbi 10 vite përvojë në fushën e financës dhe kontabilitetit, i/e cili/a do të jetë përgjegjës/e për administrimin financiar dhe kontabël të kompanisë.
Detyrat
- Mbajtja dhe përditësimi i regjistrave financiarë dhe kontabël të kompanisë.
- Përgatitja e raporteve financiare mujore, tremujore dhe vjetore.
- Përgatitja e pasqyrave financiare dhe bilancit vjetor.
- Kontrolli dhe monitorimi i flukseve monetare (Cash Flow).
- Monitorimi i të ardhurave, shpenzimeve dhe kostove operative.
- Rakordimi periodik i llogarive bankare, klientëve dhe furnitorëve.
- Përgatitja dhe ndjekja e deklarimeve tatimore, përfshirë TVSH-në dhe tatim-fitimin.
- Kontrolli i përputhshmërisë së dokumentacionit financiar me legjislacionin tatimor shqiptar.
- Përgatitja dhe përllogaritja mujore e pagave të punonjësve.
- Përgatitja e listëpagesave dhe deklarimi i kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.
- Kontrolli i detyrimeve financiare dhe ndjekja e afateve të pagesave.
- Hartimi i analizave financiare dhe evidentimi i devijimeve nga buxheti.
- Përgatitja dhe monitorimi i buxheteve dhe parashikimeve financiare.
- Bashkëpunimi me bankat, institucionet tatimore dhe audituesit e jashtëm.
Kualifikimet
- Minimumi 10 vite përvojë profesionale në financë ose kontabilitet.
- Diplomë universitare në Financë, Kontabilitet ose fusha të ngjashme.
- Njohuri shumë të mira të legjislacionit tatimor shqiptar.
- Përvojë e konsoliduar në raportimin financiar dhe përgatitjen e bilanceve.
- Përvojë praktike në përgatitjen e pagave dhe listëpagesave.
- Njohuri shumë të mira mbi TVSH-në, tatim-fitimin dhe kontributet e sigurimeve.
- Njohuri të avancuara të Microsoft Excel.
- Përvojë në përdorimin e programeve financiare dhe kontabël.
- Aftësi shumë të mira analitike dhe organizative.
- Saktësi, korrektësi dhe përgjegjshmëri në punë.
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe për të respektuar afatet.
Shënime
Çfarë ofrojmë:
- Marrëdhënie pune të rregullt dhe kontratë pune sipas legjislacionit në fuqi.
- Orar pune të qëndrueshëm: 09:00 – 17:00.
- Javë pune 5-ditore, nga e hëna në të premte.
- Pushim të shtunën dhe të dielën.
- Mjedis pune profesional, bashkëpunues dhe të organizuar.
- Mundësi për zhvillim profesional dhe angazhim afatgjatë në kompani.
Si të aplikoni?
Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-në në adresën:
departamentiburimenjerezore@gmail.com dhe specifikoni pozicionin e punës “Financier / Kontabilist”
Subjekti i email-it: Financier – Kontabilist