
Financier/e
About the job
Hobus Albania kërkon një Financier/e të mprehtë, analitike dhe të përgjegjshme, e aftë të menaxhojë me saktësi proceset financiare, kontabël dhe deklarimet tatimore të kompanisë.
Qëllimi i punës: Të sigurojë administrim të saktë dhe në kohë të financave të kompanisë, kontroll të kostove dhe detyrimeve, respektim të afateve të deklarimeve, si dhe informacion financiar të qartë për vendimmarrjen e drejtuesve.
Paga: Fillon nga 1000 €.
Detyrat
- Administrimi, regjistrimi dhe kontrolli i faturave të blerjes dhe shitjes.
- Menaxhimi dhe rakordimi i bankës, arkës, pagesave dhe arkëtimeve.
- Ndjekja e detyrimeve dhe afateve të pagesave me klientët dhe furnitorët.
- Kontrolli i faturave të fiskalizuara dhe verifikimi i përputhshmërisë së dokumentacionit.
- Evidentimi i të ardhurave, shpenzimeve, kostove dhe fitimit për secilin projekt.
- Përgatitja e raporteve periodike financiare për drejtuesit e kompanisë.
- Përgatitja e pagave, listëpagesave dhe dokumentacionit shoqërues.
- Deklarimi i punonjësve, hyrjeve, daljeve dhe ndryshimeve përkatëse.
- Përgatitja dhe dorëzimi brenda afateve i deklarimeve tatimore që lidhen me aktivitetin e
kompanisë. - Administrimi i TVSH-së, tatimit mbi pagat, sigurimeve dhe detyrimeve të tjera përkatëse.
- Përdorimi praktik i e-Filing dhe platformave shtetërore të nevojshme.
- Organizimi dhe arkivimi i dokumentacionit financiar në mënyrë të plotë dhe të kontrollueshme.
- Komunikimi me administratën tatimore dhe institucionet përkatëse, kur kërkohet.
Kualifikimet
- Diplomë në Financë-Kontabilitet, Ekonomi ose fushë të ngjashme.
- Minimumi 2 vjet eksperiencë në një pozicion të ngjashëm.
- Eksperiencë praktike me deklarimet tatimore, e-Filing dhe fiskalizimin.
- Njohuri shumë të mira të Excel-it dhe programeve financiare.
- Aftësi për të përgatitur, kontrolluar dhe interpretuar raporte financiare.
- Përvoja në kompani ndërtimi, projektimi, interieri ose punë sipas projekteve përbën avantazh.
Profili që kërkojmë:
- Mendje e mprehtë, analitike dhe vëmendje e lartë ndaj detajeve.
- Përpikëri, integritet, konfidencialitet dhe ndjenjë përgjegjësie.
- Aftësi për të identifikuar gabime dhe mospërputhje financiare.
- Organizim i mirë, respektim i afateve dhe aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur.
- Komunikim profesional dhe bashkëpunim i mirë me drejtuesit dhe ekipin.
Shënime
Dërgo CV-në me subjekt “Financiere” info@offlimits.al | WhatsApp: 069 804 5200
Rreth kompanisë
At HOBUS Albania, we’re dedicated to showing you the best of Albania. Our team of experienced tour guides are passionate about sharing the unique culture, history, and hidden gems of these vibrant cities with visitors from all over the world. We believe that the best way to experience a new city is through the eyes of a local. That’s why we’ve gathered a team of passionate and knowledgeable guides who are dedicated to showing you the very best of Durres...