AlbMarket

Financiere Junior

AlbMarket
Tirane22 Shtator 2026Afati: 15 Tetor 2026

About the job

Kërkojmë një Financiere Junior me dëshirë për t’u zhvilluar profesionalisht dhe për t’u bërë pjesë e ekipit tonë financiar. Ky pozicion është ideal për një profesioniste të re që kërkon të ndërtojë një karrierë të suksesshme në financë dhe kontabilitet, duke marrë pjesë në proceset ditore financiare dhe duke mbështetur operacionet e departamentit.

Detyrat

  • Mbështetja e ekipit në regjistrimin dhe përpunimin e dokumentacionit financiar e kontabël.
  • Përpunimi dhe barazimi i të dhënave ditore financiare duke përdorur Microsoft Excel dhe programe financiare.
  • Përgatitja e raporteve bazë financiare dhe kontrolli i faturave të blerjes e shitjes.
  • Arkivimi dhe organizimi i dokumenteve financiare me korrektësi dhe strukturë.
  • Komunikimi me departamentet e tjera ose me partnerët për çështje operative financiare.
  • Realizimi i detyrave të tjera mbështetëse që lidhen me me mbarëvajtjen e departamentit.

Kualifikimet

  • Arsimi: Arsim i lartë në Financë, Kontabilitet, Ekonomi ose fusha të ngjashme.
  • Njohuritë: Njohuri bazë në financë dhe kontabilitet.
  • Aftësitë teknike: Njohuri shumë të mira në programet e Microsoft Office, veçanërisht në Excel.
  • Aftësitë personale: Aftësi të mira organizative, përkushtim, korrektësi dhe komunikim efektiv.
  • Qëndrimi: Dëshirë e lartë për të mësuar dhe për t’u zhvilluar profesionalisht.
  • Eksperienca: Eksperienca e mëparshme përbën avantazh, por nuk është e detyrueshme.

Shënime


  • Mundësi trajnimi të vazhdueshëm dhe zhvillim profesional.
  • Ambient pune pozitiv, dinamik dhe bashkëpunues.
  • Mundësi reale për të fituar eksperiencë praktike dhe për t’u rritur brenda strukturës financiare të kompanisë.
  • Aplikoni duke derguar CV tuaj ne info@albmarket.al

Rreth kompanisë

“” ka filluar aktivitetin e tij në vitin 2010 dhe sot është një nga rrjetet më të sukseshëm të marketeve, gjithmonë në zgjerim duke i ardhur sa më pranë konsumatorëve shqiptarë me produkte cilësore, nga markat më të njohura dhe më cilësore në Shqipëri. Me anë të bashkëpunimit tonë me kompanitë më prestigjoze në Shqipëri, kemi krijuar një standard të lartë shërbimi dhe tregetimi të mallrave ushqimore, kozmetike etj. AlbMarket ka rreth 180 punonjës dhe është gjithnjë e më tepër...

AlbMarket

AlbMarket

101 punonjës
Me marrëveshje
Paga mesatare
Me kohë të plotë
Tipi i Punësimit
Në Zyrë
Formati i punës
Pa eksperiencë
Eksperienca e kërkuar
Bachelor
Arsimimi i kërkuar
Asistent Finance
Kategoria