
Financiere
Reas
About the job
Kompania Rea’s Shpk shpall pozicionin e lire te punes si Financiere (F) Tirane:
Kualifikimet:
- Të ketë mbaruar studimet universitare për Financë Kontabilitet në Universitetin e Tiranës;
- Njohuri të mira të paketës MS Office dhe programeve financiare(preferohet Programi bilanc);
- Aftësi të mira kalkuluese dhe analitike;
- Të ketë aftësi të mira komunikuese;
- Të jetë e aftë dhe e hapur për të marrë përsipër përgjegjësi dhe detyra të reja.
- Etikë pune dhe përpikmëri në orarin e punës.
Detyrat
- Kontrolli ditor i llogarive te kontabilitetit me qendër kosto Zyra Tiranë
- Hedhje e faturave ne programin financiar (shitje/ blerje)
- Rakordim xhirosh ditore dhe inventar i agjenteve te shitjes.
- Menaxhimi i levizjeve ndermjet magazinave dhe menaxhimi i inventarit të agjentëve të shitjes si dhe nxjerrja e diferencave periodike.
- Hartim i listepageses së zyrës, llogaritja e bonuseve të agjentëve të shitjes dhe mirembajtja e dokumentacionit te nevojshem per zyren e punes.
- Kryerje e porosive te furnitoret perkates dhe menaxhim I tyre deri ne mberritjen ne magazine.
- Rakordim dhe komunikim periodik me klientët dhe rakordimi mujor i librit të shitjes ne programin financiar dhe selfcare.
- Perpunim i raporteve te ndryshme financiare bazuar ne kerkesat e eproreve.
Shënime
Të interesuarit të dërgojnë CV-të e tyre në adresat e mëposhtme: audit@reas.al
Rreth kompanisë
Kompania Rea’s sh.p.k. eshte themeluar ne vitin 2002 dhe operon prej 22 vitesh ne tregun shqipetar. Aktiviteti kryesor eshte prodhimi i vezeve per konsum familjar me standartet me te larta europiane. Vendodhja eshte ne Xhafzotaj, Durres.

Reas
51 punonjës