
Financiere
About the job
Pozicioni: Financier/e
Raporton tek: Menaxheri i Marketit / Zyra Qendrore / Administratori
Qëllimi i pozicionit
Të sigurojë administrimin korrekt të proceseve financiare dhe kontabël të marketit, regjistrimin dhe kontrollin e dokumentacionit financiar, rakordimet, deklarimet tatimore, pagesat dhe raportimin periodik, në përputhje me procedurat e kompanisë dhe legjislacionin në fuqi.
Detyrat
- Regjistron faturat e blerjes dhe shitjes në sistem dhe kontrollon saktësinë e tyre.
- Kryen dhe ndjek pagesat ndaj furnitorëve sipas kontratave, afateve dhe rakordimeve përkatëse.
- Regjistron lëvizjet bankare dhe kryen rakordimin mujor me statement-et bankare.
- Kryen rakordimet me furnitorët dhe kontrollon detyrimet dhe gjendjet përkatëse.
- Kontrollon dhe korrigjon artikujt me gjendje negative, kostot dhe rivlerësimet në sistem.
- Monitoron marzhin, shitjet, të ardhurat dhe shpenzimet dhe përgatit raportime periodike.
- Kryen kuadrimin e faturave të shitjes me dokumentacionin e arkës dhe evidenton diferencat.
- Përgatit dhe kontrollon librat e shitjes dhe blerjes sipas afateve të përcaktuara.
- Përgatit dhe deklaron detyrimet tatimore, përfshirë TVSH, sigurimet shoqërore dhe TAP, dhe ndjek pagesën e tyre në afat.
- Kontabilizon pagat, qiratë, tatimet dhe detyrimet e tjera mujore dhe koordinon pagesat përkatëse.
- Përgatit rezultatin financiar mujor dhe dokumentacionin përkatës dhe e dërgon në Zyrën Qendrore brenda afateve.
- Bashkëpunon me Menaxherin për inventare të pjesshme ose të plota dhe raporton rezultatet.
- Administron dokumentacionin e punonjësve sipas kërkesave të Burimeve Njerëzore dhe legjislacionit në fuqi.
- Kryen veprimet administrative për përfshirjen dhe largimin e punonjësve nga listëpagesa dhe dokumentacioni përkatës.
- Siguron ruajtjen dhe arkivimin e faturave, dokumenteve bankare, dokumenteve tatimore dhe dokumentacionit financiar.
- Mbështet funksionimin e marketit edhe në çështje të tjera operative kur kërkohet nga Menaxheri ose drejtuesit.
- Në mungesë të Menaxherit, mund të kryejë detyra të përcaktuara menaxheriale, brenda autorizimeve të dhëna.
- Kryen detyra të tjera që lidhen me funksionin, sipas udhëzimeve të Menaxherit, Administratorit ose strukturave drejtuese.
Kualifikimet
- Arsim i lartë në Financë, Kontabilitet, Ekonomi ose fusha të ngjashme.
- Eksperienca te ngjashme 1-5 vite.
- Njohuri të mira të kontabilitetit, fiskalizimit dhe legjislacionit tatimor.
- Aftësi të mira në përdorimin e programeve financiare dhe MS Excel.
- Saktësi, përgjegjshmëri dhe konfidencialitet në administrimin e të dhënave financiare.
- Aftësi analitike, organizative dhe raportimi.
- Aftësi për menaxhimin e afateve dhe prioriteteve.
- Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi me menaxhimin, furnitorët dhe strukturat e tjera të kompanisë.
Shënime
Të interesuarit të cojnë CV e Tyre në numrin e telefonit 0699471822
Rreth kompanisë
Big Market eshte rrjeti me I madh I supermarketeve shqiptare I cili ka filluar aktivitetin e tij në vitin 2000 si një market i vetëm në qendër të Tiranës, biznes i cili më pas u rrit në mënyrë të suksesshme, e u zgjerua në një rrjet të tërë.Aktualisht Lideri i Supermarketeve numëron 25 aksionerë nga e gjithë Shqipëria. Mbi 1800 puntorë, 155 Supermarkete dhe 4 Hipermarkete në të gjithë Shqipërinë dhe vazhdon të rritet në mënyrë të suksesshme. Big Market,...
