Report TV

Gazetar/e Webi

Report TV
Tirane13 Shtator 2026Afati: 9 Tetor 2026

About the job

Shqiptarja.com kërkon të zgjerojë ekipin e redaksisë online dhe është në kërkim të një Gazetari Web me eksperiencë, për punësim me kohë të plotë.

Detyrat

  • Përgatitja, redaktimi dhe publikimi i lajmeve në portal në kohë reale.
  • Ndjekja e vazhdueshme e aktualitetit dhe zhvillimeve kryesore në vend dhe jashtë tij.
  • Përditësimi i përmbajtjes së portalit dhe përshtatja e materialeve për publikim online.
  • Verifikimi i informacionit dhe burimeve përpara publikimit.
  • Bashkëpunimi me redaktorët dhe gazetarët e terrenit për të garantuar informacion të saktë, të shpejtë dhe cilësor.

Kualifikimet

  • Eksperiencë e mëparshme pune në gazetari, veçanërisht në media online.
  • Diplomë në Gazetari, Komunikim ose fusha të ngjashme.
  • Aftësi shumë të mira në shkrimin, redaktimin dhe përdorimin korrekt të gjuhës shqipe.
  • Njohje e mirë e aktualitetit dhe aftësi për të evidentuar dhe zhvilluar lajmin.
  • Aftësi për të punuar me shpejtësi, saktësi dhe nën presionin e kohës.
  • Përgjegjshmëri, korrektësi dhe aftësi të mira bashkëpunimi në ekip.
  • Gatishmëri për të punuar me turne.

Shënime


Orari i punës me turne:

  • Turni I: 07:00 – 15:00
  • Turni II: 15:00 – 23:00

Ofrohet:

  • Punësim me kohë të plotë dhe marrëdhënie të rregullt pune.
  • Ambient profesional, dinamik dhe bashkëpunues.
  • Mundësi për zhvillim dhe rritje profesionale.
  • Pagë konkurruese, në përputhje me eksperiencën dhe profilin e kandidatit.

Aplikimi:

Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV-në në adresën: Info@report-tv.al

Subjekti: “Aplikim – Gazetar Web”

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për fazat e mëtejshme të procesit të rekrutimit.

Rreth kompanisë

Report TV është një nga televizionet informative më profesionalë dhe të pavarur në panoramën mediatike shqiptare. Lajmi i fundit, ekskluzive, aktualitet, sociale, ekonomi, kulture, sport, lajme nga vendi rajoni dhe bota.

Me marrëveshje
Paga mesatare
Me kohë të plotë
Tipi i Punësimit
Në Zyrë
Formati i punës
1-2 vite
Eksperienca e kërkuar
Pa edukim
Arsimimi i kërkuar
Gazetar
Kategoria