
Graphic Designer
About the job
Vatan.al kërkon të punësojë: Graphic Designer me sens estetik, kuptim të mirë të branding-ut dhe aftësi për të krijuar komunikim vizual profesional për markën Vatan.
Ky rol përfshin krijimin e materialeve vizuale për social media, fushata digjitale, outdoor advertising, evente, horeca dhe materiale të ndryshme promocionale.
Detyrat
- Krijimi i materialeve vizuale për social media, fushata digjitale dhe komunikim online.
- Dizajnimi i billboard-eve, posterave, banner-ave, citylight-eve dhe formateve të tjera outdoor.
- Ruajtja dhe zhvillimi i identitetit vizual të markës Vatan.
- Krijimi i materialeve promocionale për horeca, pika shitjeje, evente dhe aktivizime marketingu.
- Përgatitja e file-ve finale për print dhe digital sipas standardeve teknike.
- Krijimi i mockup-eve për prezantime, fushata dhe materiale marketingu.
- Bashkëpunimi me ekipet e marketingut dhe partnerët kreativë për realizimin e projekteve.
Kualifikimet
- Minimum 2–3 vite eksperiencë në Graphic Design, Branding, Advertising, FMCG, Horeca ose agjenci kreative.
- Njohuri shumë të mira në Adobe Photoshop, Illustrator dhe InDesign.
- Portofol me punë relevante në branding, social media, print ose outdoor advertising.
- Kuptim i mirë i tipografisë, ngjyrave, kompozimit dhe hierarkisë vizuale.
- Eksperiencë në përgatitjen e materialeve për print dhe digital.
- Kujdes i lartë ndaj detajeve, organizim dhe aftësi për të punuar me afate kohore.
- Eksperiencë me marka birre, pije, horeca, evente ose produkte konsumi.
- Njohuri bazë në Motion Graphics, Adobe After Effects ose animime të thjeshta.
- Eksperiencë në Packaging Design, Label Design, Mockup-e dhe Retouching.
- Aftësi për të përshtatur dizajnin sipas identitetit dhe objektivave të markës.
Shënime
Çfarë ofrojmë:
- Mundësi për të punuar drejtpërdrejt me një markë birre shqiptare në zhvillim.
- Përfshirje në fushata marketingu, evente, lançime produktesh dhe projekte me ndikim real në treg.
- Ambient profesional pune dhe mundësi zhvillimi në karrierë.
- Hapësirë për kreativitet dhe kontribut në zhvillimin vizual të markës Vatan.
Nëse jeni të interesuar të bëheni pjesë e ekipit tonë, ju lutemi të aplikoni duke dërguar CV-në tuaj dhe një portfolio të punëve tuaja më të mira.
Email : hr@sinteza.digital
Cel: 068 40 27 786
Rreth kompanisë
Sinteza Digital is a digital marketing agency. Based in Tirana, our team develops effective & results-focused marketing strategies for forward-thinkingcompanies.We have the skills, the knowledge, and the expertise to advise and deliver all aspects of the Marketing Mix.We pursue relationships based on transparency, persistence, mutual trust, and integrity with our employees,customers, and other business partners.
