
Hostess Lift
About the job
Si Hostess në Lift, ju jeni kontakti i parë me klientet, duke krijuar një mirëseardhje të ngrohtë dhe një hyrje të paharrueshme në eksperiencën tonë të mikpritjes. Roli kërkon komunikim të shkëlqyer, qëndrim profesional e miqësor, dhe aftësi për të menaxhuar rrjedhën e mysafirëve në një ambient dinamik dhe me volum të lartë.
Detyrat
- Pritja e klienteve me buzëqeshje dhe mirëseardhje profesionale;
- Shoqërimi i mysafirëve në tavolinat e tyre dhe krijimi i një përshtypjeje të parë të shkëlqyer;
- Menaxhimi i listës së pritjes dhe i hartës së uljeve, duke optimizuar rrotullimin e tavolinave dhe duke respektuar preferencat e mysafirëve;
- Dhënia e kohëve të sakta të pritjes dhe mbajtja e pritshmërive të klienteve gjatë orëve të ngarkuara;
- Përgjigja ndaj telefonatave, rezervimeve, pyetjeve për menu, kërkesave speciale ose informacioneve të përgjithshme për Lift;
- Ruajtja e një stende pritjeje të pastër, të organizuar dhe estetike (menu, lista rezervimesh, materiale informative);
- Ndihmë në detyra operative si drejtimi i klienteve në ambient, mbështetje në bar zone, dhe coat check kur është e nevojshme;
- Në raste te caktuara mund të mbështesë edhe zonën e sherbimit sipas nevojës.
Kualifikimet
Kandidati ideal për Lift duhet të përfaqësojë vlerat tona dhe të sjellë:
- Dashuri për gastronominë, verërat dhe eksperiencat sociale të tapas-it;
- Eksperiencë paraprake si Hostess/Receptionist në një ambient premium ose me volum të lartë;
- Aftësi të forta komunikimi, sjellje të rafinuar dhe qëndrim të hapur e pozitiv;
- Preferohet njohja e sistemeve të rezervimeve si SevenRooms (apo të ngjashme);
- Fleksibilitet për të punuar mbrëmjeve, fundjavave dhe ditëve të festave.
Shënime
Benefitet
Ne ofrojmë mundësi reale për rritje, zhvillim profesional dhe pjesëmarrje në një markë të re, moderne dhe me standarde të larta mikpritjeje.
Si pjesë e ekipit të Lift, ju do të përfitoni:
- Trajnim profesional dhe zhvillim të vazhdueshëm.
- Ambient pune dinamik, kreativ dhe i orientuar drejt rritjes.
- Vakti i përfshirë;Family Meal (nje here ne muaj);
- Mundësi rritjeje në role të tjera operative ose administrative brenda rrjetit.
Te interesuarit te dergojne CV ne emailin: hr@rhg.al
Rreth kompanisë
Revo Hospitality Group’s portfolio of high end restaurants and street food chains seeks to disrupt the market with innovative solutions, inspired by the modern global traveller and consumer. Since its formation in 2018, Revo Hospitality Group has defined its credentials in the hospitality industry, managing a diverse portfolio of hospitality brands including the upscale restaurant Salt Tirana, the classic and sophisticated Lift Steak & Rooftop Bar and the greek street food chain “OPA”, founded in 2019 and now with +6...
