EM Fashion Group

HR & Office Administrator

EM Fashion Group
Tirane18 Shtator 2026Afati: 13 Tetor 2026

About the job

E&M Fashion Group shpk kekron te punesoje : HR & Office Administrator.

Kërkojmë një HR & Office Administrator të organizuar, korrekt dhe proaktiv, i cili do të ketë përgjegjësi kryesore menaxhimin dhe koordinimin e proceseve të Burimeve Njerëzore, duke mbuluar njëkohësisht edhe funksione të organizimit dhe administrimit të përditshëm të zyrës.

Pozicioni kërkon një person me aftësi të mira komunikimi dhe organizimi, që të jetë pika e referencës për stafin, të ndjekë proceset që lidhen me punonjësit dhe të sigurojë një koordinim efikas ndërmjet stafit, zyrës dhe menaxhmentit.

Detyrat

  • Administrimi dhe përditësimi i dokumentacionit të punonjësve.
  • Ndjekja e prezencave, lejeve, pushimeve dhe dokumentacionit përkatës.
  • Koordinimi i proceseve të rekrutimit: publikimi i vendeve vakante, seleksionimi fillestar i CV-ve dhe organizimi i intervistave.
  • Koordinimi i procesit të onboarding/offboarding të punonjësve.
  • Ndjekja e zbatimit të procedurave dhe rregulloreve të brendshme.
  • Mbështetja e menaxhmentit në komunikimet dhe çështjet operative që lidhen me stafin.
  • Mbajtja e një komunikimi korrekt dhe funksional ndërmjet zyrës dhe stafit të pikave të shitjes.
  • Organizimi dhe koordinimi i aktivitetit të përditshëm të zyrës.
  • Menaxhimi i dokumentacionit, korrespondencës dhe arkivës.
  • Koordinimi i komunikimit ndërmjet zyrës, pikave të shitjes dhe menaxhmentit.
  • Ndjekja e detyrave, afateve dhe proceseve administrative.
  • Organizimi i takimeve dhe komunikimeve të brendshme.

Shënime


Te interesuarit te kontaktojne ne numrin : +355 694088246

Email : Hr@emfashiongroup.al

Rreth kompanisë

E&M Fashion Group shpk Tregtim me shumice dhe pakice te veshjeve dhe aksesoreve te ndryshem. Import dhe tregtim me shumice dhe pakice te produkteve te ndryshme kozmetike.Te kryeje aktivitete publikimi dhe reklamimi.

Me marrëveshje
Paga mesatare
Me kohë të plotë
Tipi i Punësimit
Në Zyrë
Formati i punës
1-2 vite
Eksperienca e kërkuar
Pa edukim
Arsimimi i kërkuar
Asistent Zyre
Kategoria