
Inbound Specialist / Customer Relationship Unit
About the job
ECFA sha është një Institucion Financiar Mikrokredie, i cili ka filluar operimin në treg, për të ofruar tek individët, kredi konsumatore pa kolateral me shërbim të shpejtë dhe proces të përshtatshëm të huamarrjes, pa anashkaluar sigurinë dhe komoditetin e konsumatorëve.
Ekipi ynë përbëhet nga profesionistë financiarë, IT dhe shërbim klienti, të cilët janë ekspertë në fushën e tyre. Për shkak të zgjerimit gjeografik, ne jemi duke ftuar profesionistë për të aplikuar për pozicionin e Specialist i Marrëdhënies me Klientin.
Detyrat
- Të ketë komunikim korrekt dhe profesional në linjën telefonike, faqen tonë të internetit, chatin e brendshëm dhe në të gjithë rrjetet sociale në përdorim.
- Të jetë i aftë në identifikimin e metodave dhe zgjidhjeve më të mira për të përmirësuar shërbimin e klientëve tanë.
- Identifikon dhe raporton në kohën e duhur problematika të ndryshme në secilin nga proçeset kryesore, duke u siguruar për mos ndërprerjen e shërbimit të klientit.
- Të jete i predispozuar të punojë nëpërmjet telefonit, me turne, si edhe të jetë i aftë në kryerjen e proceseve paralele, multitasking (psh. telefonate + përgjigje në chat).
- Të monitorojë sistemet tona për aplikime të reja si dhe të merret me trajtimin e tyre, sipas proçesit të kredidhënies në fuqi.
- Të marri pjesë në aktivitete të ndryshme të organizuara, duke shprehur aftësitë e punës dhe bashkëpunimit në grup.
Kualifikimet
- Diplomë Universitare
- Aftesi shumë të mira organizative dhe për të punuar i/e pavarur kur performon detyrën.
- Aftësi shumë të mira të menaxhimit të të dhënave
- Aftësi të demostruara të menaxhimit me efektivitet të më shumë prioriteteve njëherësh
- Aftësi shumë të mira në komunikimin e shkruar, verbal dhe jo verbal.
- Aftësi të shkelqyera të punës në grup
- Aftësi shumë të mira kompjuterike
Shënime
ECFA Sh.a dëshiron te krijoje një ambjent te veçantë pune dhe është krenar për mundesitë e barabarta të punësimit që ofron
Institucioni ECFA Sh.a përvec pagës për cdo pozicion pune, ofron benefite te tjera, të cilat janë:
- Për nivelin Specialist ofrohet Paga + Bonus + Paketa e Sigurimit Shëndetësor Privat
- Trajnime zhvillimi për aftësitë profesionale dhe ndërpersonale
- Aktivitete dhe organizime të ndryshme kulturore, sportive dhe argëtuese
Instruksione mbi aplikimin
Nëse ju e vlerësoni veten si kandidatin e duhur që mund të ndihmojë në rritjen e kulturës së kompanisë, ju lutem dërgoni CV tuaj në linkun:
https://talent.sage.hr/jobs/39608191-4dd4-42fc-8dc0-1926a6b5df50
Rreth kompanisë
ECFA sh.a. është një institucion financiar jo-bankë e liçensuar nga Banka e Shqipërisë në vitin 2017. Bazuar në eksperiencën në këtë industri, kompania synon të ofrojë shërbime të financimit të shpejtë për individët me procesin më të përshtatshëm të huamarrjes, pa anashkaluar sigurinë dhe komoditetin e konsumatorëve. Shoqëria përbëhet nga një staf lokal me investitorë të huaj, të cilët kanë një eksperiencë të gjerë në ndërtimin e institucioneve kredidhënëse për individët. Klientët tanë janë individë me të ardhura mujore të...