
Inxhinier Mekanik
About the job
Po kërkojmë një Inxhinier Mekanik të aftë dhe të motivuar për t’iu bashkuar ekipit tonë!
Nëse keni përvojë me sistemet e prerjes me lazer, veçanërisht për përpunimin e metaleve, aftësi të mira në diagnostikimin dhe zgjidhjen e problemeve teknike, si dhe pasion për mbështetjen e klientëve, do të dëshironim të dëgjonim nga ju.
Përgjegjësitë kryesore:
- Instalimi dhe vënia në funksion e makinerive të prerjes me lazer
- Diagnostikimi dhe zgjidhja e problemeve teknike, si dhe ofrimi i asistencës teknike në terren
- Kryerja e vizitave për mirëmbajtje periodike dhe trajnimi i klientëve
- Bashkëpunimi me ekipet teknike dhe të shitjeve për të garantuar kënaqësinë e klientëve
Kërkesat:
- Diplomë universitare/teknike në Inxhinieri Mekanike, Elektrike ose në një fushë të ngjashme
- Përvojë me makineri CNC ose makineri të prerjes me lazer
- Aftësi të mira për zgjidhjen e problemeve dhe gatishmëri për të udhëtuar
- Aftësi shumë të mira komunikimi në gjuhën angleze
Për aplikime dërgoni CV në email: ri@ficom.al
Rreth kompanisë
FiCOM & Partners është një kompani profesionale që ofron shërbime të specializuara në fushën e financës, kontabilitetit, konsulencës dhe administrimit të biznesit. Me fokus te profesionalizmi, korrektësia dhe zgjidhjet e përshtatura sipas nevojave të klientëve, FiCOM & Partners synon të mbështesë bizneset në menaxhimin financiar, përmbushjen e detyrimeve ligjore dhe optimizimin e proceseve të tyre të punës.