
Intern ne Burime Njerezore dhe Ligjor
About the job
Aluflor sh.p.k është në kërkim të një praktikanti/eje të motivuar për t’iu bashkuar departamentit të Burimeve Njerëzore dhe Ligjor.
Detyrat
- Mbështetje në proceset e rekrutimit dhe administrimit të stafit
- Ndihmë në përgatitjen dhe administrimin e dokumentacionit ligjor dhe HR
- Organizim dhe arkivim i kontratave, dosjeve të punonjësve dhe akteve të brendshme
- Mbështetje në hartimin e politikave dhe rregulloreve të brendshme
- Asistencë në çështje të përditshme ligjore dhe administrative
Kualifikimet
- Student/e ose i sapodiplomuar në Juridik, Burime Njerëzore ose fusha të ngjashme
- Njohuri bazë mbi legjislacionin e punës
- Aftësi shumë të mira organizimi dhe komunikimi
- Njohuri të paketës MS Office
- Diskrecion dhe korrektësi në trajtimin e informacionit
Shënime
Ofrohet:
- Eksperiencë praktike në një kompani dinamike
- Mundësi zhvillimi profesional dhe trajnimi
- Ambient pune profesional dhe bashkëpunues
Të interesuarit janë të lutur të dërgojnë CV-në në aplikime1@aluflor.com me subjekt: Internship HR & Legal.
Video
Rreth kompanisë
Themeluar nga Florentia Erjola Xheko, Aluflor America është e specializuar në projektimin dhe realizimin e fasadave moderne me cilësi të lartë. Në bashkëpunim me kompani gjermane, ajo ofron zgjidhje inovative që kombinojnë estetikën, teknologjinë dhe eficiencën energjetike. Kompania synon të jetë partner i besueshëm për projekte komplekse, duke vepruar mbi baza profesionale, etike dhe të qëndrueshme, me fokus në përgjegjësinë sociale dhe mbrojtjen e mjedisit.
