
Intern ne Departamentin e Logjistikes dhe Prokurimeve
About the job
Njoftim për intership –Logjistikë dhe prokurime
Aluflor sh.p.k., kompani lider në projektimin, prodhimin dhe instalimin e fasadave, dyerve, dritareve dhe sistemeve të aluminit, ofron mundësi Internshipi në Departamentin e Logjistikës dhe Prokurimeve për studentë dhe të sapodiplomuar që dëshirojnë të fitojnë eksperiencë praktike në menaxhimin e furnizimeve, logjistikës dhe proceseve të prokurimit.
Detyrat
Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
- Mbështetje në procesin e prokurimit të materialeve, pajisjeve dhe shërbimeve.
- Asistim në kërkimin, vlerësimin dhe komunikimin me furnitorët.
- Ndjekja e porosive dhe koordinimi i afateve të furnizimit.
- Mbajtja dhe përditësimi i dokumentacionit të prokurimeve dhe logjistikës.
- Mbështetje në organizimin dhe monitorimin e lëvizjes së materialeve dhe mallrave.
- Bashkëpunim me departamentet e tjera për koordinimin e nevojave operative.
- Përgatitja e raporteve dhe evidencave të nevojshme sipas kërkesave të departamentit.
- Mbështetje në monitorimin e stokut dhe inventarit.
Kualifikimet
Kualifikimet dhe Kërkesat:
- Student ose i/e sapodiplomuar në Logjistikë, Menaxhim Biznesi, Ekonomi, Inxhinieri Industriale ose fusha të ngjashme.
- Njohuri bazë mbi proceset e logjistikës dhe prokurimeve.
- Aftësi të mira organizative dhe vëmendje ndaj detajeve.
- Aftësi komunikimi dhe pune në grup.
- Njohuri të mira të paketës Microsoft Office, veçanërisht Excel.
- Njohuri të gjuhës angleze përbëjnë avantazh.
- Dëshirë për të mësuar dhe zhvilluar aftësi profesionale në një mjedis dinamik.
Shënime
Çfarë Ofrojmë:
- Trajnim praktik dhe mentorim nga profesionistë me eksperiencë.
- Mundësi për të fituar eksperiencë reale në projekte të rëndësishme të kompanisë.
- Ambient profesional dhe bashkëpunues pune.
- Mundësi punësimi pas përfundimit me sukses të programit të internshipit.
Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV-në e tyre në adresën e emailit aplikime1@aluflor.com, duke specifikuar në subjekt: “Aplikim për Internship – Logjistikë dhe Prokurime”.
Adresa: Rr.”Gramoz Pashko”, Terminali i Jug-Lindjes, Tiranë.
Rreth kompanisë
Themeluar nga Florentia Erjola Xheko, Aluflor America është e specializuar në projektimin dhe realizimin e fasadave moderne me cilësi të lartë. Në bashkëpunim me kompani gjermane, ajo ofron zgjidhje inovative që kombinojnë estetikën, teknologjinë dhe eficiencën energjetike. Kompania synon të jetë partner i besueshëm për projekte komplekse, duke vepruar mbi baza profesionale, etike dhe të qëndrueshme, me fokus në përgjegjësinë sociale dhe mbrojtjen e mjedisit.
