
Inxhinere/e Mjedisi
About the job
BASHKOHU ME LIDERIN NË NDËRTIM!
Alko Impex Construction, një nga kompanitë më të konsoliduara në fushën e ndërtimit dhe infrastrukturës në Shqipëri, po zgjeron ekipin e saj dhe kërkon të punësojë: Inxhinere/e Mjedisi.
Detyrat
- Përgatit dhe kontrollon preventivat, situacionet dhe dokumentacionin teknik.
- Ndjek kontratat e prokurimit publik, zbatimin dhe mbarëvajtjen e tyre.
- Përgatit dhe kontrollon situacionet mujore, raportet dhe dokumentacionin për faturim.
- Monitoron respektimin e kërkesave mjedisore, teknike dhe kontraktuale.
- Ndjek aktivitetet e menaxhimit të mbetjeve, pastrimit urban dhe mirëmbajtjes.
- Bashkëpunon me institucionet kontraktuese, stafin teknik dhe drejtuesit e projekteve.
- Siguron ndjekjen e masave të sigurimit teknik dhe dokumentacionit përkatës.
Kualifikimet
- Diplomë universitare në Inxhinieri Mjedisi, Shkenca Mjedisore.
- Mbi 5 vite eksperience per Drejtues teknik.
- Te jete i pajisur me certifikate VNM (Vleresim te ndikimit ne mjedis)
- Njohuri të mira në ligjet dhe rregulloret mjedisore.
- Aftësi në përdorimin e softuerëve ose mjete të tjera të analizës mjedisore është avantazh.
- Aftësi të shkëlqyera analitike, komunikimi dhe raportimi teknik.
Shënime
Paga shume e kenaqshme.
Dërgo CV-në tënde tani në: info@alkoimpex.al
Rreth kompanisë
"Alko Impex Construction" shpk, është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar e themeluar më datë 16 prill 2009. Fillimisht, objekti i saj i aktivitetit përfshinte ndërtimet civile dhe industriale, si dhe menaxhimin e projekteve në sektorin e hoteli-turizmit. Me kalimin e kohës, kompania ka zgjeruar ndjeshëm fushën e veprimtarisë së saj duke u angazhuar në një gamë të gjerë aktivitetesh. Ne, përqafojmë një filozofi menaxheriale të konsoliduar duke i konsideruar njerëzit si asetet tona kryesore dhe duke punuar vazhdimisht për...
