
Inxhinier Prodhimi
About the job
Shoqëria SKG Albania sh.p.k. është themeluar në vitin 2014, me bazë prodhimin dhe shitjen e komponentëve për ajrin e kondicionuar të sektorit automotiv.
Aktiviteti i kompanisë është në rritje. Për këtë arsye, ne kërkojmë të punësojmë një Inxhinier Prodhimi.
Kërkesat:
- Të ketë njohuri rreth makinerive CNC.
- Të ketë diplomë në Fakultetin e Inxhinierisë.
- Eksperienca përbën avantazh, por jo domosdoshmëri.
- Të ketë njohuri mbi instrumentet matëse si kalibra, profilometër etj.
- Të njohë programet e fushës dhe paketën Office.
- Të jetë i komunikueshëm, të ketë aftësi të mira drejtuese dhe menaxheriale.
- Të jetë i aftë të menaxhojë një sërë procesesh.
- Puna me tre turne.
- Të njohë mirë gjuhën italiane/angleze.
Kontaktoni në numrin e telefonit: 0672040402
Ose dërgoni email:
mhill.troksi@skgalbania.com
amministrazione@skgalbania.com
Adresa: Fushë-Krujë
SKG Albania sh.p.k.
Rreth kompanisë
SKG Albania sh.p.k. është një kompani e themeluar në vitin 2014, me vendndodhje në Fushë-Krujë, e specializuar në prodhimin dhe shitjen e komponentëve për sistemet e ajrit të kondicionuar në sektorin automotiv. Kompania ushtron aktivitetin e saj në fushën e prodhimit industrial dhe po zgjeron vazhdimisht aktivitetin për t’iu përgjigjur kërkesave të tregut.