
Inxhinier Ndertimi ne Zyre
About the job
Shoqeria “ED KONSTRUKSION SHPK” sh.p.k nje nga Kompanite lider ne fushen e ndertimit kerkon: Inxhinier Ndertimi ne Zyre.
Detyrat
- Përgatitja dhe përpunimi i projekteve teknike dhe dokumentacionit përkatës.
- Planifikon, organizon dhe zbaton fazat e punimeve në kantierin e ndërtimit në përputhje me projektin, kushteve teknike të zbatimit, specifikimeve teknike duke respektuar afatet kohore;
- Përpilon dhe kontrollon të gjithë dokumentacionit tekniko-ligjor në objekt, si ditar objekti, proces-verbale, libreza masash, situacione, akte piketimi e kontrolli etj;
- Përpilimi i të gjithë dokumentacionit Tekniko–Ligjor & Tekniko–Financiar të objektit deri në dorëzimin përfundimtar të tij;
- Hartimi i situacioneve mujore për nënkontraktorët e projektit, si dhe situacionet mujore kundrejt Klientit/ Investitorit;
- Kryen kontrollin e cilësisë dhe çështjet e sigurisë në kantier dhe aprovon materialet që implementohen aty;
- Organizon dhe Kordinon punën në kantier me stafin në varësi;
- Evidenton nevojat për materiale dhe mire administrimin e tyre, të makinerive dhe të fuqisë punëtore;
- Detyra të tjera të ngarkuara nga eprori.
Kualifikimet
- Edukimi: Të zotërojë diplomë universiteti në Inxhinieri Ndërtimi.
- Kualifikime te tjera: Aftësi për të lexuar, analizuar dhe shpjeguar projektet, korrespondecat e biznesit, kontrata, procedurat dhe manualet teknike.
- Aftësi për të menaxhuar projekte dhe kontrakta të ndryshme specifike që përfshihen në projekte ndërtimi.
- Aftësi për të prezantuar neë mënyrë sa më efikase problematikat, komunikim i shkelqyer me gojë dhe me shkrim ,përgatitje raportesh etj.
- Të ketë iniciative dhe fleksibilitet lidhur me orarin e punës.
- Principet dhe praktikat në përdorimin e programeve kompjuterike (CAD, EXCEL, MS- PROJECT (ose PRIMAVERA) etc.)
- Njohuri në procedurat e prokurimit publik; eksperienca në prokurime publike dhe procedurat e ESH-së përbën përparësi.
- Aftësi të tjera: Aftësi shumë të mira menaxhuese, organizative, planifikuese, projektuese dhe komunikuese.
Shënime
Te interesuarit mund te dergojne email me cv e tyre ne: Info@ed-konstruksion.com
Per me shume informacion, mund te telefononi ne : 0035542420138
Kryqëzimi i Rrugës “Liman Kaba” me “Prokop Mima”, Rezidenca “Olimpik”, Shkalla nr. 2, Kati 4, Tiranë.
Rreth kompanisë
“Ed – Konstruksion” sh.p.k NIPT K61625001I was created on 12.04.2005 approved by the court of Tirana on 12.04.2005. It’s object of operation includes construction of multi-story buildings, road construction and maintenance, reconstructions, production of inert materials etc. After a 5 year period of consolidation and solidification on Tirana’s market, “Ed – Konstruksion” sh.p.k has expanded it’s activities on many cities of Albania, delivering high quality construction always using the latest technology on the market.
