Agikons

Inxhinier/e Ndërtimi në zbatim

Agikons
Tirane2 Shtator 2026Afati: 1 Tetor 2026

About the job

AGIKONS Sh.p.k., një nga kompanitë lider në fushën e ndërtimit, e angazhuar për përsosmëri dhe cilësi të lartë, në kuadër të zvillimit të saj fton individë të kualifikuar të bashkohen në departamentit Teknik në pozicionin: Inxhinier/e Ndërtimi në zbatim.

Inxhinieri i Ndërtimit do të duhet të ofrojë suportin teknik gjatë të gjithë fazave të ndërtimit, në përputhje me projektin, preventivin dhe specifikimet teknike, për të ruajtur standardet dhe lehtësuar çertifikimin e punimeve deri në fazën e dorëzimit të objektit.

Detyrat

  • Garanton ekzistencën dhe marrjen e të gjithë informacionit të nevojshëm për zbatimin e projektit sipas kontratave të sipërmarrjes.
  • Shqyrton dhe interpreton vizatimet dhe specifikimet e projektit për të siguruar ekzekutimin teknik të punës.
  • Bashkëpunon me Ekipin për përgatitjen e dokumentacionit Tekniko–Ligjor & Tekniko–Financiar të objektit deri në dorëzimin përfundimtar të tij.
  • Kryen një numër të madh të detyrave inxhinierike në terren që përfshijnë monitorimin, vlerësimin teknik të punës në progres dhe zgjidhjen e çështjeve të konstruksionit në terren.
  • Siguron që të gjitha punët brenda fushëveprimit të përgjegjësisë së tij, të instalohen në përputhje me standardet e cilësisë.
  • Kryen testime dhe inspektime të herë pas hershme brënda procedurave të miratuara.
  • Siguron që personeli i grupit të caktuar të angazhohet në praktika të sigurta pune në përputhje me procedurat e sigurisë specifike të vendit dhe standardet e industrisë.
  • Monitoron oraret e ndërtimit dhe ndihmon në vlerësimin e progresit.
  • Mirëmban një regjistër të përditshëm për regjistrimin e fazave të ndërtimit, si dhe të dhëna inxhinierike për raportet e projektit.
  • Harton preventiva, situacione mujore, libreza masash, kohëshënues etj.
  • Ofron zgjidhje për problemet e inxhinierisë teknike dhe koordinon zbatimin e zgjidhjeve.
  • Raporton tek Kryeinxhinieri.

Kualifikimet

  • Diplomë në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit.
  • Të ketë eksperiencë të mëparshme pune minimalisht 3 vite.
  • Të zotërojë mirë programin AUTOCAD, e si dhe të ketë njohuri të Paketës Office.
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe manaxheriale.
  • Të ketë njohuri shumë të mira në leximin dhe zbatimin e projekteve.

Shënime


Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimin e tyre nëpërmjet adresës zyrtare ,duke specifikuar në subjekt pozicionin për të cilin po aplikojnë.
Email: hr@agikons.com
Numer Telefoni: 0672064428

Departamenti i Burimeve Njerëzore
Adresa: Blloku Rezidencial “Kodra e Diellit”, Selitë, Tirane

Rreth kompanisë

AGIKONS SH.P.K ka një angazhim të fortë për përsosmërinë dhe cilësinë më të lartë të ndërtimit dhe shërbimeve. Ne gjithmonë kërkojmë rritje dhe përmirësim në të gjitha projektet që ndërmarrim. Ne përpiqemi ta bëjmë këtë me vetë-mjaftueshmëri, produktivitet të lartë dhe një efikasitet të lartë. Ne vlerësojmë burimet tona njerëzore si një nga përparësitë dhe vlerat tona më të mëdha. Ne synojmë të bëhemi udhëheqës i industrisë në Ballkan dhe më gjerë. Për të arritur vizionin tonë, ne përpiqemi të...

Agikons

Agikons

501 punonjës
Me marrëveshje
Paga mesatare
Me kohë të plotë
Tipi i Punësimit
Në Zyrë
Formati i punës
1-2 vite
Eksperienca e kërkuar
Pa edukim
Arsimimi i kërkuar
Inxhinier Ndërtimi
Kategoria