ALMO Konstruksion

Inxhinier/e Ndertimi Kantieri

ALMO Konstruksion
Tirane9 Shtator 2026Afati: 30 Shtator 2026

About the job

ALMO Konstruksion Sh.p.k është një kompani qe operon në fushën e ndërtimit në Shqipëri, e themeluar që në vitin 1996.

Kompania po kërkon të zgjerojë stafin e saj Teknik, në pozicionin: Inxhinier/e Ndertimi Kantieri

Detyrat

  • Te Organizoje, koordinoje dhe ndjeke procesin e punimeve të përditshme në kantier.
  • Te Mbikëqyre zbatimin e punimeve sipas projektit, preventivit dhe specifikimeve teknike.
  • Të koordinojë punën e punëtorëve, nënkontraktorëve dhe ekipeve të ndryshme të angazhuara në kantier.
  • Të kontrollojë ecurine e punimeve dhe respektimin e standardeve teknike.
  • Të kontrollojë materialet e përdorura në kantier dhe të verifikojë sasitë e tyre.
  • Të lexojë dhe interpretojë projektet, vizatimet teknike dhe detajet e zbatimit.
  • Të evidentojë dhe raportojë problematikat teknike të hasura gjatë zbatimit të punimeve.
  • Të mbajë dhe përditësojë dokumentacionin dhe raportet e punimeve të kryera në kantier.
  • Të ndjekë afatet e përcaktuara dhe të marrë masat e nevojshme për përfundimin e punimeve sipas planifikimit.
  • Të demonstrojë aftësi të mira organizative dhe koordinuese.
  • Të veprojë në përputhje me objektivat, qëllimet dhe synimet e kompanisë.
  • Të ruajë konfidencialitetin e informacionit dhe dokumentacionit të kompanisë.

Kualifikimet

  • Diplomë në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit.
  • Të zoterojë mirë programin AUTOCAD, si dhe të ketë njohuri të Paketës Office.
  • Te kete aftesi për të menaxhuar projekte dhe kontrata të ndryshme specifike që përfshihen në projekte ndërtimi infrastruksurore dhe civile.
  • Te kete aftesi për të prezantuar në mënyrë sa më efikase problematikat, komunikim të shkëlqyer verbal dhe me shkrim, përgatitje raportesh, etj.
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese, manaxheriale dhe organizuese.
  • Te ketë njohuri shume te mira te gjuhes angleze.
  • Te ketë mbi 3 vjet eksperiencë pune.

Shënime


Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania me email: almokonstruksion@hotmail.com

Kandidatet që do të përzgjidhen për interviste do te kontaktohen.

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”

Rreth kompanisë

Shoqeria e ndertimit “Almo Konstruksion” Sh.p.k. eshte themeluar sipas vendimit te Gjykates Nr.14381 date 28. 03. 1996 me qender ne qytetin e Shkodres. Aktualisht me seli ne Tirane sipas vendimit Nr.6821 date 13.07.1999. Gjate periudhes qe nga krijimi e deri tani shoqeria “Almo Konstruksion” Sh.p.k. ka kryer ne sipermarje punime te ndryshme pothuajse ne te gjithe sferen e ndertimit, si ura me hapsira te ndryshme me HD 6-24 ml dhe me disa H/drite, ndertim dhe rikonstruksion rrugesh, riveshje asfaltike, mbikalime...

ALMO Konstruksion

ALMO Konstruksion

51 punonjës
Me marrëveshje
Paga mesatare
Me kohë të plotë
Tipi i Punësimit
Në Zyrë
Formati i punës
3-4 vite
Eksperienca e kërkuar
Pa edukim
Arsimimi i kërkuar
Inxhinier
Kategoria