
Inxhinier Mekanik
About the job
HR Studio po kërkon për një kompani partnere një Inxhinier Mekanik, i cili do të jetë përgjegjës për monitorimin, mirëmbajtjen dhe optimizimin e makinerive dhe pajisjeve mekanike, duke garantuar funksionimin e tyre të sigurt dhe efikas.
Detyrat
- Monitoron funksionimin teknik të makinerive, pajisjeve dhe sistemeve mekanike.
- Planifikon dhe koordinon mirëmbajtjen parandaluese dhe korrigjuese të pajisjeve.
- Identifikon defektet mekanike dhe përcakton zgjidhjet e nevojshme për riparimin e tyre.
- Mbikëqyr proceset e montimit, instalimit, testimit dhe vënies në punë të pajisjeve.
- Analizon problematikat teknike dhe propozon përmirësime për rritjen e performancës dhe jetëgjatësisë së makinerive.
- Bashkëpunon me ekipet teknike dhe departamentet e tjera për zgjidhjen e problematikave operative.
- Përgatit dhe administron dokumentacionin teknik, raportet e mirëmbajtjes dhe ndërhyrjeve.
- Siguron respektimin e standardeve teknike dhe procedurave të sigurisë në punë.
- Ndjek nevojat për pjesë këmbimi, materiale dhe komponentë teknikë.
- Kontribuon në përmirësimin e proceseve të punës dhe reduktimin e ndërprerjeve të pajisjeve.
Kualifikimet
- Diplomë universitare në Inxhinieri Mekanike.
- Eksperiencë e mëparshme në një pozicion të ngjashëm përbën avantazh.
- Njohuri të mira mbi sistemet mekanike, makineritë dhe proceset e mirëmbajtjes.
- Aftësi për diagnostikimin dhe zgjidhjen e problematikave teknike.
- Aftësi të mira organizative dhe për menaxhimin e prioriteteve.
- Përgjegjshmëri, korrektësi dhe aftësi për të punuar në ekip.
- Njohja e programeve teknike/projektuese përbën avantazh.
Shënime
Çfarë ofrohet
- Pagë konkurruese në varësi të eksperiencës dhe profilit profesional.
- Kontratë e rregullt pune dhe kushte të qëndrueshme punësimi.
- Ambient profesional dhe bashkëpunues.
- Mundësi për zhvillim dhe rritje profesionale.
- Përfshirje në projekte dhe procese teknike me përgjegjësi reale.
Apliko:
Dërgo CV-në në b.simaku@hrstudiobs.com
+355 69 45 04 920
Rreth kompanisë
HR Studio është një studio moderne e specializuar në menaxhimin e burimeve njerëzore, konsulencën organizative dhe ndërtimine marrëdhënieve të qëndrueshme midis njerëzve dhe bizneseve. Si një urë lidhëse mes talenteve dhe organizatave, ne krijojmë zgjidhje të personalizuara që fuqizojnë kulturën, performancën dhe zhvillimin.E bazuar në filozofinë e humanizmit, energjisë pozitive dhe profesionalizmit, HR Studio kombinon strategjinë, kreativitetin dhe qasjen praktike për të mbështetur rritjen e kompanive në çdo fazë të tyre. Ne ofrojmë shërbime të plota HR, menaxhim projektesh dhe...