HEKLA

Inxhinier Ndertimi ne Zbatim

HEKLA
Tirane20 Nëntor 2026Afati: 14 Dhjetor 2026

About the job

Hekla Shpk eshte ne kerkim te kandidateve per pozicionin vakant si: Inxhinier Ndertimi ne Zbatim.

Pershkrim i pergjithshem:
Inxhinieri i Ndertimit do te kete si detyre funksionale organizimin dhe drejtimin e punimeve te ndertimit ne perputhje me projektin, preventivin, specifikimet teknike dhe standardet, grafikut te miratuar deri ne fazen e dorezimit te objektit si dhe hartimin dhe ruajtjen e dokuentacionit tekniko-ligjor.

Detyrat

  • Ndjek punimet ne kantier, zbaton grafikun e punimeve, kujdeset per afatet kontraktual qe duhet te zbatohen etj;
  • Mban pergjegjesi per zbatimin e punimeve ne perputhje me projektet e zbatimit, preventivin, specifikimet teknike dhe standardet;
  • Harton dokumentacionin tekniko-ligjor te objektit;
  • Shqyrton projektet e zbatimit, preventivin dhe specifikimet teknike te objektit qe do te ndertohet dhe ben verejtjet perkatese kur konstaton mangesi dhe parregullesi;
  • Merr pjese ne te gjitha matjet qe kryhen per volumet dhe mban proces verbale perkatese;
  • Ploteson dokumentacionin tekniko-ligjor gjate fazave te ndertimit deri ne perfundim te projektit.

Kualifikimet

Kerkesat dhe Kualifikimet:

  • Diplome ne Fakultetin e Inxhinierise se Ndertimit, profilizuar ne Inxhinieri Ndertimi;
  • Minimalisht 2 vjet experience pune ne te njejtin profil;
  • Te njohe mire programet kompjuterike Autocad (ose program llogarites te ngjashem) si dhe te kete njohuri te programeve bazë te paketes Office;
  • Te jete i aftë te menaxhoje disa proçese njekohesisht;
  • Te njohe dhe te jete ne gjendje te pergatise dokumentacionin Tekniko –Financiar qe duhet te pergatise inxhinieri;
  • Te drejtoje dhe supervizoje ekipet e punes;
  • Te kete aftesi shume te mira organizative, te dije te koordinoje punen dhe te raportoje te bashkepunetoret e projektit.

Shënime


Personat e interesuar te paraqesin CV ne adresen ne adresen e emailit : heklacentre@gmail.com

Rreth kompanisë

SH.P.K, Shoqeri qe zhvillon aktivitetin ne fushen e ndertimit qe nga viti 2002, punime dheu, sistemime, ndertime civile, ndertim rruge, veshje me asfalt beton te rrugeve, ndertim ujesjellesash, vepra kullimi, gazsjellesa, punime mbrojtjeje dhe sistemimi hidraulik, sillosa, kulla, kulla uji, rikonstruksion godinash civile e ekonomike, veshje fasadash etj

HEKLA

HEKLA

1 punonjës
Me marrëveshje
Paga mesatare
Me kohë të plotë
Tipi i Punësimit
Në Zyrë
Formati i punës
1-2 vite
Eksperienca e kërkuar
Pa edukim
Arsimimi i kërkuar
Inxhinier Ndërtimi
Kategoria