
Inxhinier Elektrik/Elektronik/Mekatronik Durres
About the job
EME ASHENSOR GROUP SH.P.K operon në treg nga viti 2009 si distributor ekskluziv i brandit ndërkombëtar Schindler në Republikën e Shqipërisë dhe Kosovës për shitje, instalime, mirëmbajtje të ashensorëve, shkallëve dhe tapeteve lëvizëse.
POZICIONI I PUNËS: Inxhinier Elektrik/Elektronik/Mekatronik
Detyrat
- Mbikëqyrja dhe asistimi në instalimin e ashensorëve/shkallëve elektrike sipas standardeve teknike dhe të sigurisë.
- Kryerja e diagnostikimit të defekteve elektrike, mekanike dhe elektronike.
- Mirëmbajtja parandaluese dhe korrigjuese e ashensorëve.
- Hartimi dhe zbatimi i procedurave teknike për përmirësimin e performancës së sistemeve.
- Bashkëpunimi me ekipin e inxhinierëve dhe teknikëve për zgjidhjen e problemeve teknike.
- Përgatitja e raporteve teknike dhe dokumentacionit përkatës.
- Respektimi i standardeve të sigurisë dhe rregulloreve në fuqi.
Kualifikimet
- Diplomë universitare në Mekatronikë, Inxhinieri Elektrike, Mekanike ose fusha të ngjashme.
- Përvojë pune minimalisht 5 vjeçare në fushën e instalimit, automatizimit ose mirëmbajtjes së pajisjeve elektromekanike (përvoja në sektorin e ashensorëve është avantazh).
- Njohuri të mira në elektronikë, mekanikë, dhe sisteme automatizimi.
- Aftësi për diagnostikim të shpejtë dhe zgjidhje të problemeve teknike.
- Njohuri të programeve teknike dhe softuerëve të kontrollit (avantazh).
- Aftësi pune në grup, përgjegjësi dhe komunikim i mirë.
- Njohja e gjuhës angleze ne nivel te shkëlqyer.
Shënime
Vendi i Punës: Në terren dhe në zyrë.
Shoqëria ofron:
- Ambient modern dhe profesional pune.
- Dietë ushqimore, në rastet kur puna zhvillohet jashtë Shqipërisë.
- Transport të mbuluar nga kompania për punën në terren.
- Trajnime profesionale, të bazuara në eksperiencën dhe standardet e Grupit Schindler.
- Mundësi zhvillimi dhe rritjeje në karrierë.
- Mbështetje dhe zhvillim të vazhdueshëm profesional në një mjedis dinamik dhe bashkëpunues.
- Pagë të kënaqshme në përputhje me eksperiencën dhe zhvillimin e punonjësit në profesion.
Kontakt:
E- mail: sabrina.dahriu@emegroup.al / info@emegroup.al
Cel: +355 69 808 0052
Të gjitha
Rreth kompanisë
E.M.E Ashensor Group është prodhuesi kryesor shqiptar i sistemeve të transportit siç janë ashensorët, shkallët lëvizëse dhe shëtitjet në lëvizje. EME shet, instalon, mante dhe modernizon sistemet e transportit për pothuajse çdo lloj ndërtese në Shqipëri. Kompania përdor në inxhinierinë më të fundit të teknologjisë, si dhe produkte të teknologjisë mekanike dhe mikroprocesore të dizajnuara dhe të testuara në mënyrë rigoroze për siguri, rehati, efikasitet dhe besueshmëri.