
Inxhinier Elektrik
About the job
Inxhinier Elektrik me eksperiencë në prokurime, i cili do të kombinojë njohuritë teknike të fushës elektrike me menaxhimin e proceseve të ofertimit, prokurimit dhe përgatitjes së dokumentacionit për tendera.
Detyrat
- Ndjekja dhe menaxhimi i proceseve të prokurimit.
- Identifikimi dhe analizimi i tenderave në përputhje me aktivitetin e kompanisë.
- Përgatitja e dokumentacionit teknik dhe administrativ për pjesëmarrje në tendera.
- Analizimi i specifikimeve teknike, preventivave dhe kërkesave të projekteve.
- Përgatitja dhe përllogaritja e ofertave teknike dhe financiare.
- Kërkimi, vlerësimi dhe negocimi me furnitorët për materiale dhe pajisje elektrike.
- Marrja dhe krahasimi i ofertave sipas çmimit, cilësisë dhe specifikimeve teknike.
- Ndjekja e porosive, afateve të furnizimit dhe dokumentacionit përkatës.
- Bashkëpunimi me departamentet e projektimit, zbatimit dhe financës për përgatitjen e ofertave.
- Kontrolli i përputhshmërisë së materialeve dhe pajisjeve me kërkesat teknike të projektit.
- Ndjekja e afateve dhe procedurave të tenderimit deri në përfundimin e procesit.
- Mbajtja e dokumentacionit dhe databazës së furnitorëve, ofertave dhe tenderave
Kualifikimet
- Arsim i lartë në Inxhinieri Elektrike.
- Eksperiencë e mëparshme në prokurime, preferohet në sektorin teknik, energjetik.
- Preferohen kandidatë që kanë zhvilluar internship/praktikë profesionale ose kanë pasur përfshirje të mëparshme në kompani dhe institucione të sektorit energjetik.
- Aftësi në leximin dhe interpretimin e projekteve dhe specifikimeve elektrike.
- Njohuri në hartimin e preventivave dhe analizimin e ofertave.
- Njohje e mirë e procedurave dhe dokumentacionit të tenderimit.
- Aftësi të mira negocimi dhe komunikimi me furnitorët.
- Organizim, saktësi dhe aftësi për të menaxhuar afate të përcaktuara.
- Njohja e programeve MS Office/Excel.
Shënime
Aplikoni në : +355684075400 ose info@enpi.al
Rreth kompanisë
Firma "ENPI" shpk e cila ka nje aktivitet me shume se 25 vjet ne tregun e industrise elektrike me cmimet me konkuruese, eshte e profilizuar ne tregetimin dhe instalimin e pajisjeve per Linja transmetimi deri ne 400 kV, linja shperndarje te energjise elektrike si dhe Impjanteve fotovoltaike.Materialet qe ne tregetojme jane :• Percjelles OPGW, Al, ALC dhe Cu te zhveshur dhe izoluar• Kabllo Al dhe Cu 1kV deri ne 35-110kV• Aksesore per kabllo deri ne 110 kV• Shtylla te zinguara...