ITE Group

Inxhinier Elektrik ne Mirembajtje/Zbatim ne Impiantet Fotovoltaike Fier

ITE Group
Fier9 Shtator 2026Afati: 30 Shtator 2026

About the job

Në kuadër të plotësimit të personelit, Kompania ITE Enineering shpk që operon në fushën e zbatimit të projekteve elektrike është duke kërkuar të punësojë Inxhinier Elektrik në Mirëmbajtje/Zbatim në Impiantet Fotovoltaike.

Objektivi i këtij pozicioni është të sigurojë performancën optimale të impianteve fotovoltaike përmes mirëmbajtjes profesionale, zbatimit korrekt të punimeve dhe garantimit të funksionimit të sigurt dhe të qëndrueshëm të sistemeve elektrike.

Detyrat

  • Monitorimi i funksionimit të sistemeve elektrike të impianteve fotovoltaike (module PV, invertera, transformatorë, panele elektrike, kabllime DC/AC, sisteme mbrojtjeje dhe kontrolli).
  • Kryerja e kontrolleve periodike, diagnostikimeve dhe evidentimit të problematikave teknike në impiant.
  • Realizimi i mirëmbajtjeve preventive dhe korrigjuese sipas planeve të mirëmbajtjes.
  • Analizimi i alarmeve dhe defekteve të inverterave, sistemeve SCADA/monitorimit dhe pajisjeve elektrike.
  • Ndjekja dhe koordinimi i punimeve të instalimit, montimit dhe vënies në punë të pajisjeve elektrike.
  • Mbikëqyrja e zbatimit të punimeve elektrike në terren sipas projekteve, skemave elektrike dhe specifikimeve teknike.
  • Kontrolli i cilësisë së materialeve dhe pajisjeve të përdorura gjatë zbatimit.
  • Leximi dhe interpretimi i skemave elektrike, vizatimeve teknike dhe dokumentacionit të projektit.
  • Kryerja e matjeve dhe testeve elektrike (izolim, vazhdimësi, tokëzim, tension, rrymë etj.).
  • Përgatitja e raporteve teknike mbi mirëmbajtjen, ndërhyrjet dhe gjendjen e pajisjeve.
  • Identifikimi i nevojave për pjesë këmbimi dhe koordinimi i ndërhyrjeve teknike.
  • Bashkëpunimi me ekipet e instalimit, operatorët, furnitorët dhe kontraktorët teknikë.
  • Sigurimi i respektimit të procedurave të sigurisë në punë dhe standardeve për punimet elektrike.

Kualifikimet

  • Diplomë Bachelor/Master në Inxhinieri Elektrike (preferohet profil energjetik).
  • Eksperiencë në mirëmbajtje ose zbatim të sistemeve elektrike; eksperienca në impiante fotovoltaike përbën avantazh.
  • Njohuri mbi sistemet PV, inverterat, pajisjet e tensionit të ulët/mesëm dhe mbrojtjet elektrike.
  • Aftësi për të analizuar skema elektrike dhe dokumentacion teknik.
  • Njohuri bazë mbi sistemet e monitorimit (SCADA) dhe diagnostikimin e defekteve.
  • Aftësi organizative, përgjegjësi dhe orientim drejt zgjidhjes së problemeve.
  • Gatishmëri për punë në terren dhe ndërhyrje teknike sipas nevojës.

Shënime


Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dërgoni CV të detajuar deri në dt. 30/09/2026 pranë Departamentit të Burimeve Njerëzore me email: ralla@itegrup.al

Vetëm personat që plotësojnë kriteret e vendosura më sipër do të kontaktohen.

Rreth kompanisë

“ITE Group” paraqitet në tregun shqiptar si një nga firmat kryesore për materiale elektrike, pajisje elektronike dhe telekomunikacionit. “ITE Group” në rolin e distributorit në Shqipëri, është përfaqësuese e firmave nga më prestigjiozet në botë. Partnerët tanë të rëndësishëm janë: “Schneider Electric”, “Philips”,“General Electric”, “Vimar”, “Vortice”, “Arnocanali”, “Special Cavi Baldasari”, “Femi CZ”, “Electrocanali”, "Bosch" etj. Partneret e zgjedhur paraqesin në çdo kohë cilësi të produkteve dhe shërbimeve të tyre, duke ofruar standarde të larta dhe garantuar suksesin e “ITE Group”....

ITE Group

ITE Group

51 punonjës
Me marrëveshje
Paga mesatare
Me kohë të plotë
Tipi i Punësimit
Në Zyrë
Formati i punës
3-4 vite
Eksperienca e kërkuar
Master
Arsimimi i kërkuar
Inxhinier Elektrik
Kategoria

Latest jobs from this company