FLEXSTOR ENERGY

Inxhinier Elektrik Senior

FLEXSTOR ENERGY
Tirane16 Nëntor 2026Afati: 8 Dhjetor 2026

About the job

Inxhinier Elektrik Senior – PV & Battery Energy Storage Systems (BESS)

Vendndodhja: Tiranë, Shqipëri

Kompania: FlexStor Energy sh.p.k.

Pozicioni: Me kohë të plotë (Full-Time)

Eksperienca e kërkuar: Minimumi 5 vite

Rreth FlexStor Energy

FlexStor Energy është një kompani e specializuar në projektimin, zhvillimin dhe implementimin e sistemeve të energjisë së rinovueshme, sistemeve të ruajtjes së energjisë me bateri (BESS) dhe zgjidhjeve inteligjente për menaxhimin e energjisë.
Në kuadër të zgjerimit të aktivitetit në Shqipëri dhe rajon, kërkojmë një Inxhinier Elektrik me eksperiencë, i cili do të jetë përgjegjës për projektimin, analizën teknike dhe koordinimin inxhinierik të projekteve tona.

Detyrat

  • Projektimi dhe dimensionimi i sistemeve fotovoltaike (PV), BESS dhe sistemeve hibride PV+BESS.
  • Hartimi i skemave elektrike Single Line Diagram (SLD), dokumentacionit teknik dhe projekteve të zbatimit.
  • Dimensionimi i inverterëve, transformatorëve, kabllove, paneleve elektrike dhe sistemeve të mbrojtjes.
  • Projektimi dhe analizimi i lidhjeve elektrike në tension të ulët dhe të mesëm (LV/MV).
  • Kryerja e llogaritjeve elektrike për ngarkesat, rënien e tensionit dhe rrymat e lidhjes së shkurtër.
  • Përgatitja e specifikimeve teknike, preventivave dhe listave të materialeve (BoM).
  • Analiza e dokumentacionit teknik të prodhuesve dhe vlerësimi i zgjidhjeve alternative.
  • Koordinimi teknik me furnitorët, kontraktorët EPC dhe partnerët ndërkombëtarë.
  • Mbikëqyrja teknike e instalimeve, testimeve dhe komisionimit të sistemeve.

Kualifikimet

  • Diplomë universitare në Inxhinieri Elektrike ose Energjetike.
  • Minimumi 5 vite eksperiencë profesionale në projektim elektrik, instalime industriale ose sektorin e energjisë.
  • Eksperiencë e provuar në projektimin e sistemeve fotovoltaike dhe instalimeve elektrike industriale.
  • Njohuri të avancuara të sistemeve të shpërndarjes së energjisë LV/MV.
  • Aftësi për të hartuar dhe interpretuar skema elektrike dhe dokumentacion inxhinierik.
  • Njohuri të standardeve ndërkombëtare IEC/EN.
  • Përdorim profesional i AutoCAD dhe Microsoft Excel.
  • Njohje e mirë e gjuhës angleze teknike.
  • Aftësi për të menaxhuar në mënyrë të pavarur detyra dhe projekte inxhinierike.

Avantazh përbëjnë

  • Eksperienca në projektimin dhe integrimin e sistemeve BESS.
  • Njohuri mbi sistemet PCS, EMS, SCADA dhe sistemet e kontrollit të energjisë.
  • Eksperienca me programe si PVsyst, ETAP, DIgSILENT PowerFactory ose EPLAN.
  • Eksperienca në projekte utility-scale PV/BESS dhe lidhje me rrjetin elektrik.
  • Licencë profesionale në projektim ose mbikëqyrje të instalimeve elektrike.

Shënime


Çfarë ofrojmë

  • Pozicion profesional me përgjegjësi të rëndësishme teknike.
  • Angazhim në projekte energjetike industriale dhe utility-scale në Shqipëri dhe rajon.
  • Bashkëpunim të drejtpërdrejtë me partnerë dhe prodhues ndërkombëtarë.
  • Mundësi për specializim të mëtejshëm në teknologjitë BESS dhe sistemet hibride.
  • Pagë konkurruese në varësi të eksperiencës dhe kualifikimeve.
  • Mundësi për avancim profesional dhe marrjen e përgjegjësive drejtuese në ekipin inxhinierik.

Aplikimi
Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë CV-në dhe, nëse disponojnë, një përmbledhje të projekteve ku kanë qenë të angazhuar.

Email: info@flexstorenergy.al

Subjekti: Aplikim – Inxhinier Elektrik Senior

FLEXSTOR ENERGY

Engineering the Future of Energy Storage

Rreth kompanisë

FLEXSTOR ENERGY

Me marrëveshje
Paga mesatare
Me kohë të plotë
Tipi i Punësimit
Në Zyrë
Formati i punës
5+ vite
Eksperienca e kërkuar
Bachelor
Arsimimi i kërkuar
Inxhinier Elektrik
Kategoria