Cacttus

Inxhinier Elektronik ne zbatim

Cacttus
Tirane21 Shtator 2026Afati: 12 Tetor 2026

About the job

Kompania Cacttus me pervoje 25 vjeçare ne fushen e teknologjise se informacionit dhe te komunikimit, ne kuadrinn e nje projekti telekomunikacioni dhe automatizimi ne Hekurudhen e re Tirane-Durres-Rinas po kërkon të punësojë një Inxhinier/e Elektronik në Zbatim për të kontribuar në realizimin ne kohe dhe me cilesi te projektit. Ky rol kërkon njohuri ne implementimin e rrejteve te telekomunikacionit ne terren, sistemeve te automatizimit si dhe aftësi për të punuar në ekip.

Paga 2500 euro bruto.

Detyrat

  • Planifikon, udhezon dhe mbikqyr ne terren shtrimin e kabllove te komunikimit, pajisjeve dhe sensoreve ne hekurudhe si dhe pajisjeve ne sallat e monitorimit dhe kontrollit.
  • Raporton punet e kryera tek menaxheri i projektit dhe kompania kontraktore.
  • Kryen ndarjen e puneve, mjeteve dhe personelit per realizimmin e punes.
  • Dokumenton procedurat dhe shkruan raporte për rezultatet e testeve dhe verifikimeve.
  • Bashkëpunon me inxhinierët e tjerë te kantierit per koordinimin e punimeve.
  • Merr pjesë në takime ekipore për të diskutuar progresin dhe sfidat e projektit dhe te projekteve ne vazhdim.
  • Identifikon mundësi për përmirësime në proceset ekzistuese dhe thjeshton metodologjitë e punës.
  • Mban kontakte të rregullta me furnizuesit për të siguruar pajisjet dhe materialet e nevojshme.
  • Kujdeset dhe mban pergjegjesi per sigurimin e disiplinës së punonjësve dhe respektimin e sigurisë dhe mbrojtjes në punë.

Kualifikimet

  • Të ketë diplomë të nivelit master në Inxhinieri Elektronike.
  • Njohuri dhe pervoje ne shtrimin e kabllove te bakrit dhe kabllove optike.
  • Aftësi të mira analitike, organizarive dhe zgjidhëse për probleme komplekse.
  • Eksperiencë pune minimumi 2-3 vjet ne role te ngjashme dhe mbi 5 vjet si inxhinier elektronik.
  • Të jetë i/e aftë për të punuar në ekip dhe të komunikojë efektivisht me kolegët.
  • Te dije anglisht si gjuhe komunikimi dhe preferohet italishtja si gjuhe e dyte.

Shënime


Te interesuarit te dergojne CV ne adresen rail@cacttus.com

Rreth kompanisë

Cacttus sh.p.k ë shtë një kompani me pervojë 20 vjeçare e profilizuar në zgjidhje dhe shërbime në fushën e teknologjisë së informacionit dhe të telekomunikimit, smart city, zgjidhjet SCADA dhe sistemeve të  automatizuara të transportit rrugor, hekurudhor, detar dhe ajror

Cacttus

Cacttus

51 punonjës
Me marrëveshje
Paga mesatare
Me kohë të plotë
Tipi i Punësimit
Në Zyrë
Formati i punës
5+ vite
Eksperienca e kërkuar
Master
Arsimimi i kërkuar
Inxhinier Elektronik
Kategoria