Abissnet

Inxhinier i Sistemeve Softuerike

Abissnet
Tirane23 Tetor 2026Afati: 18 Nëntor 2026

About the job

Inxhinieri i Sistemeve Softuerike është përgjegjës për zhvillimin, mirëmbajtjen dhe përmirësimin e sistemeve ERP të brendshme, si dhe të aplikacioneve softuerike që përdoren nga Abissnet. Ky rol synon të sigurojë që zgjidhjet teknologjike të mbështesin në mënyrë efikase proceset operative, financiare, të burimeve njerëzore, të logjistikës dhe shërbimeve ndaj klientit, në përputhje me standardet e sigurisë dhe cilësisë.

Detyrat

  • Analizon, dizajnon dhe zhvillon module të reja për ERP-në e brendshme sipas nevojave të biznesit.
  • Mirëmban dhe përditëson funksionalitetet ekzistuese në sistemin ERP dhe aplikacionet e brendshme.
  • Siguron integrimin e ERP-së me aplikacionet e tjera të brendshme dhe të jashtme (CRM, sistemet financiare, sistemet e raportimit, etj.).
  • Teston, debug-on dhe dokumenton të gjitha zhvillimet softuerike.
  • Bashkëpunon me departamentet e tjera për të kuptuar kërkesat dhe për t’i shndërruar ato në zgjidhje teknike funksionale.
  • Mbështet përdoruesit për çështje teknike, trajnime dhe përdorim të ERP-së dhe aplikacioneve.
  • Propozon përmirësime teknologjike për rritjen e efikasitetit të proceseve dhe përvoja e përdoruesve.
  • Siguron që zhvillimet përputhen me standardet ISO të kompanisë.
  • Ndjek rregullisht risitë teknologjike dhe praktikat më të mira në fushën e sistemeve softuerike.

Kualifikimet

  • Diplomë universitare në Informatikë, Teknologji Informacioni, Inxhinieri Softuerike ose fusha të ngjashme.
  • Njohuri në zhvillimin, mirëmbajtjen dhe administrimin e sistemeve ERP dhe aplikacioneve të biznesit.
  • Njohuri në gjuhët e programimit dhe teknologjitë për zhvillimin e aplikacioneve.
  • Njohuri në bazat e të dhënave dhe në menaxhimin e tyre.
  • Aftësi analitike dhe për zgjidhjen e problemeve teknike.
  • Aftësi për të bashkëpunuar me departamente të ndryshme dhe për të kuptuar nevojat e përdoruesve.

Shënime


Kandidatet e interesuar te kontaktojne ne adresen e emailit : b.njerezore@abissnet.al

Rreth kompanisë

ABISSNET është kompania e dytë më e madhe në vend që kryen veprimtarinë e saj në fushën e telekomunikacionit. Abissnet ofron disa shërbime, internet, telefoni, hosting, domain, etj. Abissnet mbulon 90% të territorit të Shqipërisë. Pranë jush duke garantuar cilësi maksimale të shërbimit. Në një kohë ku telekomunikacioni është bërë domosdoshmëri e pashmangshme e përditshmërisë, është prioriteti i tyre t’u përgjigjen nevojave tuaja në kohe reale dhe me fjalen e fundit të teknologjisë. MisioniMundësimi i individëve dhe bizneseve, të përmbushin...

Abissnet

Abissnet

11 punonjës
Me marrëveshje
Paga mesatare
Me kohë të plotë
Tipi i Punësimit
Në Zyrë
Formati i punës
1-2 vite
Eksperienca e kërkuar
Bachelor
Arsimimi i kërkuar
Inxhinier
Kategoria