
Inxhinier Përpunim Druri
About the job
Met Engineering është pjesë e grupit të shoqërisë Agikons. Pika më e fortë e kompanisë është stafi ynë, për të cilin kujdesemi që të gjejë një ambjent mikpritës dhe të ndjehen të vlerësuar për çdo kontribut që japin në kompani me punën dhe eksperiencën e tyre. Në Agi Kons shpk secili punonjës ka mundësi të ngrihet në detyrë dhe të vlerësohet mbështetur tek rezultatet e punës.
Nëse dëshiron një pozicion pune të sigurtë, dhe me mundësinë për t’u rritur në karrierë dhe për t’u mirëpaguar pas çdo rritje, atëherë Agi Kons shpk është zgjedhja jote më e mirë.
Kompania po kërkon të zgjerojë stafin e saj në pozicionin: Inxhinier Përpunim Druri.
Detyrat
- Njeh dhe zbërthen skicat që vijnë për prodhim.
- Bën zbërthimin e skicave teknike.
- Harton preventive dhe plotëson urdhëra pune me data dorëzimi.
- Ndjek prodhimin dhe cilësinë e prodhimeve.
- Drejton punimet në repart dhe objekt.
Kualifikimet
- Të ketë diplomë universitare në Inxhinieri Druri.
- Të ketë njohuri te paketes Office, Autocad.
- Preferohen kandidatë me eksperiencë të mëparshme pune nga 2-5 vite.
- Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të punuarit në grup.
Shënime
Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimin e tyre nëpërmjet adresës zyrtare ,duke specifikuar në subjekt pozicionin për të cilin po aplikojnë.
Email: hr@agikons.com
Numer Telefoni: 0672064428
Departamenti i Burimeve Njerëzore
Adresa: Blloku Rezidencial “Kodra e Diellit”, Selitë, Tirane
Rreth kompanisë
AGIKONS SH.P.K ka një angazhim të fortë për përsosmërinë dhe cilësinë më të lartë të ndërtimit dhe shërbimeve. Ne gjithmonë kërkojmë rritje dhe përmirësim në të gjitha projektet që ndërmarrim. Ne përpiqemi ta bëjmë këtë me vetë-mjaftueshmëri, produktivitet të lartë dhe një efikasitet të lartë. Ne vlerësojmë burimet tona njerëzore si një nga përparësitë dhe vlerat tona më të mëdha. Ne synojmë të bëhemi udhëheqës i industrisë në Ballkan dhe më gjerë. Për të arritur vizionin tonë, ne përpiqemi të...
