
Inxhinier Elektrik Projektim
About the job
Kandidati do të angazhohet në projektimin e sistemeve elektrike për ndërtesa rezidenciale, komplekse banimi, objekte komerciale, ndërtesa administrative dhe impiante industrial si dhe në formatimin dhe përpunimin e dokumentacionit teknik për projekte të tjera inxhinierike elektrike.
Detyrat
Përgjegjësitë kryesore
- Hartimi dhe zhvillimi i projekteve të instalimeve elektrike për objekte civile dhe industriale.
- Projektimi i sistemeve të furnizimit dhe shpërndarjes së energjisë elektrike në tension të ulët dhe të mesëm.
- Projektimi i instalimeve të ndriçimit të brendshëm, të jashtëm dhe të emergjencës.
- Projektimi i sistemeve të tokëzimit, mbrojtjes nga shkarkimet atmosferike dhe mbrojtjes elektrike.
- Projektimi i sistemeve të rrymave të dobëta, përfshirë rrjetet IT, sistemet e detektimit të zjarrit, CCTV, kontrollin e aksesit dhe sistemet e komunikimit.
- Hartimi i skemave elektrike, planimetrive, detajeve teknike dhe skemave të kuadrove elektrike.
- Kryerja e llogaritjeve elektrike, dimensionimi i kabllove dhe përzgjedhja e pajisjeve.
- Përgatitja e specifikimeve teknike, preventivave dhe listave të materialeve.
- Koordinimi i projekteve elektrike me disiplinat arkitekturore, konstruktive dhe mekanike.
- Kontrolli i përputhshmërisë së projekteve me normat teknike dhe standardet në fuqi.
Kualifikimet
Kualifikimet dhe kërkesat
- Diplomë universitare në Inxhinieri Elektrike.
- Njohuri të mira në projektimin e instalimeve elektrike civile dhe industriale.
- Njohje shumë e mirë e programit AutoCAD.
- Njohja e Revit MEP, EPLAN, DIALux ose programeve të ngjashme përbën avantazh.
- Njohuri mbi standardet IEC, EN dhe kërkesat teknike të projektimit.
- Aftësi në përgatitjen e dokumentacionit teknik, specifikimeve dhe preventivave.
- Njohuri të gjuhës angleze teknike.
- Aftësi analitike, organizative dhe bashkëpunimi në grup.
- Përgjegjshmëri dhe vëmendje ndaj detajeve teknike.
Eksperienca e mëparshme në projektimin e instalimeve elektrike për objekte civile dhe industriale përbën avantazh.
Shënime
Çfarë ofrojmë
- Angazhim në projekte të ndryshme civile, tregtare dhe industriale.
- Ambient pune profesional dhe bashkëpunues.
- Mundësi për rritje dhe avancim në karrierë.
- Pagë konkurruese në përputhje me kualifikimet dhe eksperiencën.
Aplikimi
Kandidatët e interesuar ftohen të dërgojnë CV-në e tyre në në info@4a-m.al ose joani.rapo@4a-m.al +355695662657, me subjekt: Aplikim – Inxhinier Elektrik Projektim
Rreth kompanisë
“4A-M” LLC is a leading construction company in Albania with a portfolio that includes various projects in different fields. We strive to deliver quality while maintaining the highest health and safety standards.4A-M specializes in complex and prestigious construction and infrastructure projects. 4A-M highly skilled and dedicated team, their innovative methods, their investment in machineries and a rigorous standard for completion have provide us with a competitive advantage and recognition in the industry. “4A-M has demanding HSE and sustainability standards and...
