Go Tech Electronics

Junior Product Manager

Go Tech Electronics
Tirane18 Shtator 2026Afati: 22 Shtator 2026

About the job

Go Tech shpk kërkon të punësojë Junior Product Manager.

Detyrat

  • Mbështet Menaxherin e Kategorisë në ndjekjen e përditshme të blerjeve, porosive, stokut, çmimeve dhe performancës së kategorisë
  • Ndjek porositë nga konfirmimi deri në mbërritjen e mallrave.
  • Kërkon oferta dhe informacion nga furnitorët.
  • Përgatit krahasime çmimesh, kostosh dhe produktesh.
  • Përditëson të dhënat e produkteve, çmimeve dhe stokut.
  • Monitoron stokun dhe evidenton produktet me rotacion të ulët ose mungesa.
  • Përgatit raporte mbi shitjet, stokun dhe performancën e kategorisë.
  • Koordinon me Financën, Logjistikën, Marketingun dhe Shitjet për çështjet operative.
  • Mbështet përgatitjen e ofertave dhe promocioneve të kategorisë.
  • Raporton problematikat dhe ndjek detyrat e përcaktuara nga Menaxheri i Kategorisë.

Kualifikimet

Eksperienca profesionale:

  • Të ketë arsimin e larte, perben avantazh dega Ekonomik;
  • Njohuri të mira të gjuhëve të huaja, vecanerisht anglisht, (avantazh italishtja);

Kërkesat e pozicionit:

  • Njohuri te mira te paketes Office dhe perben avantazh njohurite ne programet financiare:
  • Aftësi shume te mira komunikuese:
  • Aftësi shume te mira analitike;
  • I motivuar, i organizuar;
  • Te zotërojë etike dhe integritet .

Shënime


Të gjithë të interesuarit mund të dërgojnë aplikimin e tyre në WhatsApp në numrin 0685177032 ose adresat e mëposhtme:

info@gotech.al / hr@gotech.al

Vetëm personat e përzgjedhur do të kontaktohen nga ana jonë.

Rreth kompanisë

GoTech Electronics, është pjesë e Duka Group e cila operon në tregun Shqiptar që nga viti 1995 si distributor ekskluziv i paisjeve elektroshtëpiake. Që në fillimet e saj ka bashkëpunuar me markat më prestigjoze Italiane si “Indesit”, “Ariston”, “Hotpoint-Ariston”, ‘’Candy’’ dhe me kompani mjaft të njohura në fushën e elektroshtëpiakeve . Nga viti 2009, GoTech është prezent me 23 dyqane ne te gjithe vendin. Aktualisht gjendemi ne Tirane, Durres, Lezhe, Puke, Peshkopi, Kukes, Pogradec, Korce, Lushnje, Elbasan, Kavaje, Shkoder, Lac,...

Go Tech Electronics

Go Tech Electronics

101 punonjës
Me marrëveshje
Paga mesatare
Me kohë të plotë
Tipi i Punësimit
Në Zyrë
Formati i punës
1-2 vite
Eksperienca e kërkuar
Pa edukim
Arsimimi i kërkuar
Asistent Zyre
Kategoria