
Kasiere Tirane
About the job
Kasiere/i është pika kryesore e kontaktit me klientët në përfundim të procesit të blerjes. Përgjegjësia kryesore është kryerja e transaksioneve me saktësi, shpejtësi dhe profesionalizëm, duke ofruar një shërbim cilësor dhe etik ndaj klientit.
Detyrat
Procesimi i Transaksioneve:
- Skanimi me saktësi i produkteve dhe regjistrimi i tyre në sistemin e kasës (POS).
- Pranimin e pagesave në para në dorë (cash), me kartë bankare ose me metoda të tjera elektronike.
- Lëshimi i kuponit tatimor / faturës për çdo blerje.
Menaxhimi i Ardhës / Parave:
- Numërimi dhe verifikimi i parave në fillim dhe në fund të ndërrimit.
- Barazimi i arkës në fund të ditës dhe dorëzimi i parave sipas procedurave të kompanisë.
- Ruajtja e saktësisë absolute dhe shmangia e diferencave në arkë.
Shërbimi ndaj Klientit:
- Përshëndetja e klientëve me sjellje mikpritëse dhe profesionale.
- Përgjigja ndaj pyetjeve të klientëve për çmimet, ofertat ose procedurat e kthimit.
- Trajtimi i ankesave të vogla me qetësi dhe njoftimi i supervizorit kur është e nevojshme.
Mirëmbajtja e Zonës së Kasës:
- Ruajtja e pastërtisë dhe rregullit në zonën e punës / kasës.
- Sigurimi që artikujt e paketimit (qese, lezër, shirita) të jenë gjithmonë gjendje.
Kualifikimet
Arsimi: Diplomë e arsimit të mesëm (e preferueshme).
Përvoja: Përvoja e mëparshme në kasë ose në shërbim ndaj klientit përbën avantazh, por nuk është gjithmonë e domosdoshme.
Aftësitë Teknike:
- Aftësi të mira matematike dhe llogaritjeje të shpejtë.
- Njohuri bazë në përdorimin e kompjuterit dhe pajisjeve të arkës (POS, skaner, lexues karte).
Aftësitë Personale:
- Vëmendje e lartë ndaj detajeve dhe saktësisë.
- Aftësi shumë të mira komunikuese dhe etike punë.
- Qëndrueshmëri ndaj stresit gjatë orëve me flux të lartë klientësh.
- Aftësi për të punuar në grup dhe me ndërrime.
Shënime
Te interesuarit mund te apikojne duke derguar CV ne info@albmarket.al ose ne numrin e telefonit +355 69 603 2514
Adresa: Tirane, Rr Elbasanit.
Rreth kompanisë
“” ka filluar aktivitetin e tij në vitin 2010 dhe sot është një nga rrjetet më të sukseshëm të marketeve, gjithmonë në zgjerim duke i ardhur sa më pranë konsumatorëve shqiptarë me produkte cilësore, nga markat më të njohura dhe më cilësore në Shqipëri. Me anë të bashkëpunimit tonë me kompanitë më prestigjoze në Shqipëri, kemi krijuar një standard të lartë shërbimi dhe tregetimi të mallrave ushqimore, kozmetike etj. AlbMarket ka rreth 180 punonjës dhe është gjithnjë e më tepër...
