Trita Hospital

Konsulent/e Shitje

Trita Hospital
Tirane26 Gusht 2026Afati: 30 Shtator 2026

About the job

Trita Hospital në kuadër tē zgjerimit të aktivitetit të saj kërkon të punësojë një Konsulent/e Shitje , Page Baze + % te kenaqshme .

Në këtë pozicion, ju do të jeni përgjegjës për sjelljen dhe menaxhimin e klientëve të rinj, menaxhimin e rezervimeve dhe anullimeve në mënyrën më efektive dhe detyra të tjera të cilat do të trajtohen si më poshtë.

Detyrat

  • Realizon në mënyrën e duhur dhe efikase proçesin e kryerjes së telefonatave drejtuar klientëve për dhënien e informacionit në lidhje me shërbimet që ofron spitali;
  • Realizon proçesin e informimit të vizitorëve në lidhje me shërbimet e spitalit;
  • Njihet me sistemet e menaxhimit të spitalit;
  • Kryen rezervimet në përputhje me proçedurat standarde të operimit;
  • Komunikon dhe bashkëpunon me Departamentin e Marketingut;
  • Mirëmban skedarët dhe raportet sipas kërkesave specifike;
  • Kujdeset që të regjistrojë saktësisht të gjitha rezervimet, paketat dhe zbritjet speciale;
  • Menaxhon dhe dërgon konfirmimet sipas kërkesave të klientëve;
  • Kupton dhe aplikon politikën e spitalit për rezervimet e garantuara dhe ato rezervime në të cilat klienti nuk paraqitet në spital;
  • Kujdeset të marrë informacionet e duhura rreth zonave që shfaqin interes në mënyrë që të kontaktohen klientë në varësi të sezoneve të veçanta.

Kualifikimet

  • Te kete njohuri te shkelqyera italisht dhe anglisht.
  • Të ketë aftësi të shkëlqyera komunikimi;
  • Kandidati duhet të jetë i vëmendshëm ndaj detajeve;
  • Të ketë përvojë në trajtimin e çështjeve të shërbimit ndaj klientit dhe të jetë bashkëpunues;
  • Të jetë fleksibël për t’iu përshtatur situatave të ndryshme në punë;

Shënime


Për të aplikuar për këtë mundësi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj me subjektin: Konsulent/e shitje ne : hr@trita.al

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit nr. 9887 vendosur nga Parlamenti i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”

Rreth kompanisë

Trita Hospital Albania Ofrimi, kryerja e operacioneve te ndryshme shendetesore, kryerjen e sherbimeve mjekesore spitalore jopublike duke  perfshire:- Laborator Klinike Biokimike, Vizita, Sherbime  mjekesore, paresore, spitalore, Kardiologji, Onkologji, Eko abdominale, Nefrologji, Rheumatologji,Gjinekologjiobsetrik, Ortopedi, Alergologji, Mikrokirurgji,Dermatologji, Kirurgji estetike dhe rikonstruktive, Kirurgji  plastike, Angiologji, Kirurgji e pergjithshme, Mjekesi estetike,- Kateterizmi kardiak, tomografia e perllogaritur dhe rezonanca magnetike, radiologjine e pergjithshme ultratingujt, mamografia etj.

Trita Hospital

Trita Hospital

51 punonjës
Me marrëveshje
Paga mesatare
Me kohë të plotë
Tipi i Punësimit
Në Zyrë
Formati i punës
1-2 vite
Eksperienca e kërkuar
Pa edukim
Arsimimi i kërkuar
Konsulent Shitjesh
Kategoria