
Konsulente Shitjesh
About the job
HR Studio është në kërkim të një Konsulenteje Shitjesh në Durrës Sarandë dhe Lezhë , energjike, komunikuese dhe të orientuar drejt klientit dhe rezultateve.
Detyrat
- Pritja dhe asistimi i klientëve;
- Prezantimi profesional i produkteve dhe alternativave të disponueshme;
- Identifikimi i nevojave të klientit dhe ofrimi i zgjidhjeve të përshtatshme;
- Realizimi dhe ndjekja e procesit të shitjes;
- Kujdesi për ekspozimin dhe paraqitjen e produkteve;
- Ndërtimi i marrëdhënieve pozitive dhe afatgjata me klientët;
- Kontributi në realizimin e objektivave të shitjeve.
Kualifikimet
- Eksperienca në shitje përbën avantazh;
- Aftësi shumë të mira komunikimi;
- Paraqitje profesionale dhe etikë pune;
- Energji pozitive dhe orientim ndaj klientit;
- Aftësi negociuese dhe bindëse;
- Përgjegjshmëri dhe korrektësi.
Shënime
Ofrohet:
- Pagë konkurruese;
- Ambient pune profesional;
- Trajnim mbi produktet dhe procesin e shitjes;
- Mundësi zhvillimi profesional.
Apliko:
Dërgo CV-në në b.simaku@hrstudiobs.com
+355 69 45 04 920
Rreth kompanisë
HR Studio është një studio moderne e specializuar në menaxhimin e burimeve njerëzore, konsulencën organizative dhe ndërtimine marrëdhënieve të qëndrueshme midis njerëzve dhe bizneseve. Si një urë lidhëse mes talenteve dhe organizatave, ne krijojmë zgjidhje të personalizuara që fuqizojnë kulturën, performancën dhe zhvillimin.E bazuar në filozofinë e humanizmit, energjisë pozitive dhe profesionalizmit, HR Studio kombinon strategjinë, kreativitetin dhe qasjen praktike për të mbështetur rritjen e kompanive në çdo fazë të tyre. Ne ofrojmë shërbime të plota HR, menaxhim projektesh dhe...