Dodbiba Dental Clinic

Koordinator/e i/e Klinikes Dentare

Dodbiba Dental Clinic
Tirane16 Nëntor 2026Afati: 10 Dhjetor 2026

About the job

Titulli i Pozicionit: Koordinator/e i/e Klinikes Dentare (Recepsion dhe Eksperienca e Pacientit)

Lloji i Punesimit: Me kohe te plote

Raporton te: Menaxheri i Klinikes / Mjeku Drejtues

Pershkrimi i Pergjithshem i Rolit

Po kerkojme nje Koordinator/e te Klinikes Dentare te organizuar, te komunikueshem dhe te vemendshem ndaj detajeve per te qene pika e pare e kontaktit e klinikes sone. Ne kete rol, ju do te menaxhoni komunikimin telefonik dhe rezervimet e pacienteve, organizimin e axhendes se mjekeve, kryerjen e pagesave, si dhe mirepritjen e pacienteve qe nga mberritja deri ne largimin e tyre nga klinika.

Detyrat

Recepsioni dhe Pritja e Pacienteve

  • ⁠Pergjigjja ne kohe dhe me edukate e telefonatave, mesazheve ne WhatsApp/rrjete sociale dhe email-eve, duke dhene informacionin e nevojshem mbi sherbimet e klinikes.
  • Mirepritja e pacienteve me ngrohtesi kur vijne per takimin e tyre, njoftimi i mjekut perkates dhe sigurimi qe ambienti i pritjes te jete gjithmone i rregullt dhe i rehatshem.
  • Regjistrimi i te dhenave baze te pacienteve te rinj dhe sigurimi qe formularet e historikut mjekesor te plotesohen perpara fillimit te vizites.

Menaxhimi i Kalendarit dhe Rezervimeve

  • Regjistrimi i rezervimeve ne kalendar gjate komunikimit telefonik ose me mesazhe, duke konfirmuar oren, mjekun dhe llojin e sherbimit.
  • Organizimi dhe optimizimi i axhendes ditore dhe javore per te gjithe mjeket dentiste, duke shmangur mbivendosjet dhe vonesat.
  • Kontaktimi i pacienteve per konfirmimin e takimeve nje dite me pare, si dhe menaxhimi i ndryshimeve apo anulimeve duke plotesuar hapesirat boshe ne kalendar.
  • Planifikimi i vizitave te radhes per trajtimet me shume seanca dhe rikujtesat per kontrollet periodike (cdo 6 muaj).

Pagesat dhe Administrimi Financiar

  • Procesimi i sakte i pagesave pas perfundimit te sherbimit (cash, karte bankare ose transferte) dhe leshimi i fatures/kuponit perkates.
  • Komunikimi i qarte i cmimeve dhe preventivave te trajtimit per pacientet, duke shpjeguar mundesite e pageses.
  • Kryerja e mbylljes ditore te arkes dhe barazimi i transaksioneve te terminalit POS.

Marredheniet me Klientet dhe Eksperienca e Pacientit

  • ⁠Krijimi i nje atmosfere mikpritese dhe te qete per pacientet, duke i ndihmuar te ndihen rehat para dhe pas vizites.
  • ⁠Kryerja e telefonatave ose mesazheve ndjekese (follow-up) pas nderhyrjeve me te rendesishme per te pyetur mbi gjendjen e pacientit.
  • ⁠Mbledhja e komenteve te pacienteve dhe trajtimi me takt dhe profesionalizem i cdo kerkese apo pakenaqesie.

Kualifikimet

  • ⁠Eksperienca: 1–3 vite eksperience ne recepsion, call center, sherbim ndaj klientit ose administrim klinikash/zyrash (eksperienca e meparshme ne klinika dentare ose mjekesore perben avantazh).
  • ⁠Aftesite Teknike: Njohuri shume te mira ne perdorimin e kalendareve digjitale, programeve te menaxhimit te klinikes, terminaleve POS dhe paketes Microsoft Office (Excel/Word).
  • ⁠Komunikimi: Aftesi te shkelqyera komunikuese ne telefon dhe balle per balle, me ze te qarte, te sjellshem dhe empatik.
  • Organizimi: Aftesi per te menaxhuar shume rezervime njekohesisht me perpikmeri te larte ndaj orareve dhe veprimeve me arken.
  • Gjuhet e Huaja: Zoterim i shkelqyer i gjuhes shqipe; njohja shume e mire e gjuhes angleze (ose italishtes) eshte avantazh i rendesishem per pacientet e huaj.

Shënime


Cfare Ofrojme

  • ⁠Paga eshte konkurese edhe e negociueshme.
  • Trajnim te plote mbi sherbimet e klinikes dhe menyren e menaxhimit te rezervimeve.
  • Ambient modern, profesional dhe mbeshtetes.

Te interesuarit te dergojne Cv ne info@dodbibadental.al

Nr celi +355 69 826 0720

Dodbiba Dental Clinic
Rruga Hoxha Tahsin , nr 21

Rreth kompanisë

Dodbiba Dental Clinic

Me marrëveshje
Paga mesatare
Me kohë të plotë
Tipi i Punësimit
Në Zyrë
Formati i punës
1-2 vite
Eksperienca e kërkuar
Pa edukim
Arsimimi i kërkuar
Koordinator
Kategoria