
Koordinatore Shitje
About the job
Infosoft Office sh.p.k kërkon Koordinatore Shitje
Në kuadër të zgjerimit të aktivitetit dhe zhvillimit të vazhdueshëm, Infosoft Office sh.p.k fton të aplikojnë kandidatë të kualifikuar për pozicionin Koordinatore Shitje, për t’iu bashkuar ekipit tonë profesional dhe dinamik.
Detyrat
- Koordinimi dhe mbështetja e proceseve dhe aktiviteteve të shitjes
- Komunikim i vazhdueshëm dhe profesional me klientët dhe ekipin e shitjes
- Organizimi, ndjekja dhe dokumentimi i proceseve të shitjes
- Përgatitja e raporteve periodike dhe analizimi i performancës së shitjeve
Kualifikimet
- Diplomë e arsimit të lartë
- Minimum 1 vit eksperiencë pune në fushën e shitjeve ose pozicione të ngjashme
- Aftësi shumë të mira komunikuese dhe ndërpersonale
- Aftësi për të punuar në ekip dhe për të menaxhuar ngarkesë pune
- Aftësi të mira organizative dhe analitike
Shënime
- Ambient pune profesional, bashkëpunues dhe mbështetës
- Mundësi reale për zhvillim dhe avancim profesional
- Kushte pune konkurruese dhe stimuluese
Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV-në dhe Letrën e Interesit në adresën e emailit:
hr@infosoftoffice.al
Në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, të gjitha të dhënat personale të kandidatëve do të trajtohen në mënyrë konfidenciale dhe do të përdoren vetëm për qëllimet e procesit të rekrutimit, në përputhje me kërkesat ligjore në fuqi.
Rreth kompanisë
InfoSoft Office, ka lindur në 1996. Si pjesë e InfoSoft Group, është specializuar në plotësimin e nevojave me materiale kancelarie, me produkte kartolerie si dhe me konsumabla printimi për çdo segment të tregut. Si një lider me eksperiencë 20 vjeçare, në sajë të përkushtimit dhe profesionalizmit, përpiqet të lehtësojmë dhe të bëjmë më komode punën tuaj të përditshme në zyrë: duke organizuar me estetikë tavolinën tuaj; duke ju ndihmuar në arshivimin e dokumentave dhe duke optimizuar kostot e printimit. Ne...
