Smart Home Albania

Koordinatore Shitjesh

Smart Home Albania
Tirane21 Shtator 2026Afati: 9 Tetor 2026

About the job

Koordinatorja e Shitjeve siguron që procesi i shitjes të zhvillohet pa probleme, duke koordinuar komunikimin mes klientëve dhe departamenteve të kompanisë, si shitjet, magazina, financa dhe ekipet teknike.

Detyrat

Përgjegjësitë

  • Koordinon procesin e porosive nga momenti i kërkesës deri në përfundimin e tyre.
  • Përgatit ofertat dhe dokumentacionin e nevojshëm për shitjen.
  • Ndjek ecurinë e porosive dhe sigurohet që ato realizohen në kohë.
  • Bashkëpunon me magazinën për disponueshmërinë dhe lëvizjen e produkteve.
  • Bashkëpunon me financën për dokumentacionin dhe proceset që lidhen me klientët.
  • Koordinon me ekipet teknike për planifikimin e instalimeve dhe realizimin e punimeve.
  • Komunikon rregullisht me klientët dhe u ofron mbështetje gjatë procesit të shitjes.
  • Mbledh dhe përcjell komentet ose kërkesat e klientëve tek departamentet përkatëse.
  • Bashkëpunon me të gjitha departamentet për të zgjidhur problematikat që lidhen me porositë.
  • Kryen detyra të tjera operative që lidhen me koordinimin e procesit të shitjes.

Kualifikimet

  • Minimumi 3 vite eksperiencë në koordinim ose logjistikë të brendshme.
  • Aftësi shumë të mira organizative dhe menaxhimi të prioriteteve.
  • Komunikim i shkëlqyer dhe orientim ndaj klientit.
  • Aftësi për të koordinuar disa procese njëkohësisht.
  • Njohuri të Microsoft Office (Excel, Word, Outlook).
  • Aftësi për të punuar në ekip dhe për të ndërtuar bashkëpunim ndërdepartamental.

Aftësi Personale

  • Organizim dhe vëmendje ndaj detajeve.
  • Përgjegjshmëri dhe korrektësi.
  • Zgjidhje problemesh dhe mendim praktik.
  • Fleksibilitet dhe aftësi për të punuar në një mjedis dinamik.
  • Orientim drejt rezultateve dhe cilësisë së shërbimit.

Shënime


Çfarë përfitoni duke u bërë pjesë e ekipit tonë:

  • Paketë financiare konkurruese sipas eksperiecës.
  • Mundësi reale për rritje profesionale dhe avancim në karrierë në bazë të skemave të rivlerësimit.
  • Trajnime të vazhdueshme për zgjidhjet më të fundit në automatizim, ndriçim dhe teknologji për hoteleri.
  • Mundësi për të punuar me produkte cilësore dhe marka të njohura ndërkombëtare.
  • Një rol dinamik, me kontakt të drejtpërdrejtë me klientët dhe projekte interesante.
  • Ambient pune profesional, bashkëpunues dhe inovativ, ku idetë dhe iniciativa vlerësohen.
  • Mundësi për të zhvilluar njohuritë dhe aftësitë tuaja në një industri në rritje.

Aplikoni tani duke dërguar CV-në tuaj në hr@smarthome.al

Rreth kompanisë

Smart Home Albania është kompania e parë në Shqipëri me fokus sistemet Smart Home. Kompania ofron sistemet më inovative me fokus rritjen e komfortit, uljen e faturës së energjisë elektrike dhe njëkohësisht rritjen e sigurisë. Smart Home Albania është realiteti me ofertën që garanton raportin cilësi-çmim më të mirë në treg. SMART HOME ALBANIA - Një mënyrë më e zgjuar jetese! Sistemet Smart Home sjellin siguri, fleksibilitet, efiçencë energjie dhe komfort në gjitha hapësirat e shfrytëzuara për jetesë. Falë inovacionit...

Smart Home Albania

Smart Home Albania

11 punonjës
Me marrëveshje
Paga mesatare
Me kohë të plotë
Tipi i Punësimit
Në Zyrë
Formati i punës
3-4 vite
Eksperienca e kërkuar
Pa edukim
Arsimimi i kërkuar
Koordinator
Kategoria