Infosoft Software Developer

Koordinatore Zyre

Infosoft Software Developer
Tirane26 Gusht 2026Afati: 9 Tetor 2026

About the job

Ne po kërkojmë një Koordinatore Zyre të organizuar, të përgjegjshme dhe me aftësi të shkëlqyera komunikimi për t’u bashkuar me skuadrën tonë. Kandidati/-ja ideal/-e do të jetë pika kryesore e kontaktit për zyrën tonë, duke menaxhuar aktivitetet e përditshme administrative, pritjen e klientëve dhe koordinimin e logjistikës së brendshme për të siguruar një mjedis pune eficient.

Detyrat

  • Mirëpritja e klientëve, vizitorëve dhe orientimi i tyre në zyrë.
  • Menaxhimi i komunikimeve zyrtare (përgjigjja e telefonatave, menaxhimi i postës elektronike dhe fizike).
  • Organizimi, arkivimi dhe mirëmbajtja e dokumentacionit zyrtar, kontratave dhe faturave.
  • Monitorimi i nevojave të zyrës dhe porositja e materialeve kancelarike apo furnizimeve të tjera logjistike.
  • Bashkëpunimi me departamentet e tjera (Financë, HR, Marketing) për mbështetje në detyra të ndryshme administrative.

Kualifikimet

  • Diplomë universitare (preferohet në Administrim Biznesi, Shkenca Shoqërore, ose fusha të ngjashme).
  • Eksperiencë e mëparshme e punës në role administrative ose si asistente zyre (minimumi 1 vit).
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (e folur dhe e shkruar). Njohja e një gjuhe tjetër përbën avantazh.
  • Aftësi të shkëlqyera në përdorimin e paketës MS Office (Word, Excel, Outlook).
  • Aftësi të jashtëzakonshme organizative, menaxhim i kohës dhe zgjidhje e problemeve.
  • Etikë e lartë profesionale, komunikim pozitiv dhe aftësi për të punuar në grup.

Shënime


Çfarë ofrojmë

  • Ambient pune profesional dhe bashkëpunues
  • Mundësi zhvillimi profesional dhe rritjeje në karrierë

Aplikoni duke dërguar CV-në tuaj ne adresen hr@isd.com.al dhe një përshkrim të shkurtër të eksperiencës suaj.

Rreth kompanisë

Kompania Infosoft Software Developer Shpk (ISD Ltd) eshte krijuar ne vitin 1991 duke qene dhe e para kompani private ne fushen e informatizimit financiar dhe sherbimeve informatike. Aktiviteti kryesor eshte konceptimi dhe ndertimi i aplikimeve software te orientuar nga menaxhimi i aktivitetit ekonomik dhe/ose financiar ne njesite ekonomike, sektorin publik apo privat, institucione shteterore etj.

Me marrëveshje
Paga mesatare
Me kohë të plotë
Tipi i Punësimit
Në Zyrë
Formati i punës
1-2 vite
Eksperienca e kërkuar
Bachelor
Arsimimi i kërkuar
Koordinator
Kategoria