HR-Studio

Head of Sales

HR-Studio
Tirane10 Shtator 2026Afati: 2 Tetor 2026

About the job

HR STUDIO është në kërkim të një Head of Sales me vizion strategjik dhe aftësi të avancuara liderimi, i/e cili/a do të udhëheqë dhe zhvillojë funksionin e shitjeve në nivel organizativ. Ky rol është kyç në rritjen e performancës së kompanisë, ndërtimin e strategjive të qëndrueshme dhe zhvillimin e një ekipi të fortë dhe të orientuar drejt rezultateve. Preferohet me eksperience ne Horeca.

Detyrat

  • Drejton dhe menaxhon të gjithë departamentin e shitjeve
  • Harton dhe implementon strategjinë e përgjithshme të shitjeve në përputhje me objektivat e kompanisë
  • Vendos targete mujore dhe vjetore për ekipin dhe siguron arritjen e tyre
  • Monitoron performancën e ekipit përmes analizave dhe raporteve periodike për CEO
  • Identifikon mundësi të reja biznesi dhe zhvillon tregje të reja
  • Ndërton dhe mirëmban marrëdhënie të forta me klientë strategjikë dhe partnerë
  • Udhëheq procesin e zhvillimit të produkteve dhe ofertave të reja nga këndvështrimi i shitjeve
  • Mbikëqyr procesin e shitjes nga gjenerimi i lead-eve deri në mbylljen e kontratave
  • Implementon struktura, procese dhe KPI për rritjen e eficiencës së ekipit
  • Bashkëpunon ngushtë me departamente të tjera (marketing, financë, operacione

Kualifikimet

  • Eksperiencë e konsiderueshme në shitje, preferohet në pozicione drejtuese (Head / Director / Senior Manager)
  • Aftësi të provuara në ndërtimin dhe menaxhimin e ekipeve të shitjes
  • Mendim strategjik dhe orientim i fortë drejt rezultateve
  • Aftësi shumë të mira komunikimi, negocimi dhe ndërtimi marrëdhëniesh
  • Eksperiencë në zhvillimin e tregjeve dhe produkteve të reja
  • Patentë drejtimi (Grupi B)
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze dhe italiane

Shënime


Çfarë ofrohet:

  • Pozicion drejtues me ndikim të drejtpërdrejtë në rritjen e kompanisë
  • Paketë konkurruese (pagë + bonus bazuar në performancë)
  • Mundësi reale për zhvillim profesional dhe ndikim strategjik
  • Ambient profesional dhe dinamik pun

Apliko:
Dërgo CV-në në b.simaku@hrstudiobs.com
+355 69 45 04 920

Rreth kompanisë

HR Studio është një studio moderne e specializuar në menaxhimin e burimeve njerëzore, konsulencën organizative dhe ndërtimine marrëdhënieve të qëndrueshme midis njerëzve dhe bizneseve. Si një urë lidhëse mes talenteve dhe organizatave, ne krijojmë zgjidhje të personalizuara që fuqizojnë kulturën, performancën dhe zhvillimin.E bazuar në filozofinë e humanizmit, energjisë pozitive dhe profesionalizmit, HR Studio kombinon strategjinë, kreativitetin dhe qasjen praktike për të mbështetur rritjen e kompanive në çdo fazë të tyre. Ne ofrojmë shërbime të plota HR, menaxhim projektesh dhe...

Me marrëveshje
Paga mesatare
Me kohë të plotë
Tipi i Punësimit
Në Zyrë
Formati i punës
1-2 vite
Eksperienca e kërkuar
Pa edukim
Arsimimi i kërkuar
Drejtor Shitjesh
Kategoria

Latest jobs from this company