
Magaziner Palase
About the job
“Anchor Investments” sh.p.k është një shoqëri prestigjoze në tregun Shqiptar e cila operon në fushën e ndërtimit, projekte infrastrukturore, rikostruksione publike dhe private, duke dhënë zgjidhje të plota nga projektimi deri në zbatim, me standarte të larta profesionale dhe teknologji moderne. Aktualisht operon në disa kantiere, në Tiranë dhe në Palasë. Në kuadër të zhvillimit të shoqërisë dhe zgjerimit të stafit, jemi duke kërkuar një Magazinier me eksperiencë pune / Palasë.
Detyrat
Roli dhe përgjegjesitë:
- Të njoh mirë programin Financë 5
- Përgjegjës për vendosjen , sistemimin dhe administrimin e të gjithë materialeve në magazinë
- Të bëjë inventarizimin e materialeve dhe dokumentimin e çdo hyrje – dalje në magazinë
- Përgjegjës për ruajtjen e vlerës materiale sipas kushteve teknike që kërkon secili
- Përgjegjës për rregullsinë dhe ligjshmërinë e plotësimit e të gjithë dokumentacionit të hyrjes apo daljes së materialeve.
- Plotësimi I fletëhyrjeve, fletëdaljeve, procesverbaleve, ditarit të magazinës, kartelave etj
- Mbajtja e procesverbaleve të detajaur për çdo incident, thyerje, demtim apo shpërdorim.
- Detyra të tjera të përcaktuara nga eprori për mbarvajtjen e punes
Kualifikimet
- Të ketë arsimim të lartë.
- Të ketë njohuri shumë të mira kompjuterike.
- Të njoh programin Financë 5 / të ngjashëm.
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi.
Shënime
*Preferohen Kandidatë të cilët jetojnë në Zonën përreth.
Kandidatët e tjerë të cilët nuk jetojnë atje , në rast dakortësimi do ti sigurohet akomodimi, ushqimi dhe të gjithë kushtet e nevojshme.
Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-n tuaj :
email: h.r@anchorbeton.al
Subjekt: Magaziner Palase.
Rreth kompanisë
Shoqëria "ANCHOR INVESTMENTS" Sh.p.k., është një ndёr shoqёritё lider në tregun shqiptar e cila operon në fushën e ndërtimit. Aktualisht shoqëria jonë operon në disa kantiere ndërtimi në qytetin e Tiranës dhe zonёn e Palasёs. Qëllimi ynë është të punuarit në grup duke ndërthurur përvojën, dijen, aftësinë dhe përkushtimin në mënyrë që çdo projekt të përfundojë me sukses në kohën e duhur dhe cilësinë e kërkuar.