M
Magazinier Sarande
Marina Limion
About the job
Kompania Marina Limion kërkon të punësojë një Magazinier Sarande
Detyrat
- Administrimi i magazinës në përputhje me politikat dhe vizionin e kompanisë;
- Mbikëqyrjen e pranimit të produkteve, magazinimit, shpërndarjes dhe mirëmbajtjes së ambienteve dhe pajisjeve në ambientet e punës;
- Planifikimi dhe shfrytëzimi me eficencë i hapësirave të magazinave;
- Kontrolli për sasinë dhe cilësinë e të gjitha produkteve që hyjnë dhe dalin;
- Përgjegjës për plotësimin e dokumentacionit të magazinës (fletë-hyrje, fletë-dalje, proces-verbalet, inventarin);
- Mbajtja e procesverbaleve lidhur me asetet e kompanisë që i dorëzohen punonjësit që do t’i ketë në përdorim;
- Mbajtja e dokumentacionit përkatës në rast dëmtimi të asetit të kompanisë;
- Kryerja në mënyrë sistematike e inventarëve nën përgjegjësi;
- Bashkëpunon me operatoren e financës për të kontrolluar përputhshmërinë e të gjitha regjistrimeve që bëhen në sistem me lëvizjet fizike të mallrave;
- Regjistrimi i dëftesave të shpërndarjeve dhe çdo lloji tjetër dokumentash apo transaksionesh nga/në hapësirën nën përgjegjësinë e tij;
- Sigurohet që kodifikimi dhe vendosja e produkteve në magazinë të bëhen në mënyrën e duhur, në mënyrë që identifikimi dhe kontrolli i produkteve të jetë sa më i lehtë.
Kualifikimet
- Aftësi organizative dhe vëmendje ndaj detajeve.
- Saktësi në mbajtjen e dokumentacionit.
- Përgjegjshmëri dhe aftësi bashkëpunimi.
- Arsimi i lartë përbën avantazh.
Shënime
Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-në në info@marinalimion.al
Vendodhja: Porti Marina Limion, Sarandë