
Magazinier Toptan
About the job
Magazinieri eshte pergjegjes per ruajtjen dhe mirembajtjen e mallrave apo materialeve te magazines (Inventare), perfshire sasite dhe cilesite fiziko-teknike te tyre. Planifikon dhe koordinon te gjithe veprimtarine e nevojshme per marrjen e mallrave ne dorezim, levizjet ne sasi ose per daljen e tyre nga magazina, konform dokumentave perkates. Shfrytezon me se miri hapesirat, krijon apo permireson kushtet ne magazina me qellim ruajtjen e sasive optimlae dhe cilesise se mallrave dhe materialeve.
Detyrat
- Eshte pergjegjes materialisht qe sasite fizike te mallrave apo materialeve ne magazine te jene ne perputhje me dokumentacionin mbeshtetes (ligjor) per hyrje-daljet;
- Mbikqyr aktivitetin ditor dhe shperndan detyrat per punonjesit e magazines;
- Merr informacion per planin e levizjes se mallrave ose materialeve dhe koordionon punen per pranim-dorezimin dhe hyrje-daljet sipas orareve;
- Sigurohet se levizja e mallrave behet e mbeshtetur me dokumenta perkates (fatura blerje/shitje, fatura shoqerimi, urdher-transferta) dhe firmos pranim-dorezimin;
- Informon menjehere mbikqyresit perkates nese mallrat apo materialet nuk jane ne perputhje me dokumentat mbeshtetes (porosia, fatura, urdher-transferta, etj);
- Ben procesverbale diferencash gjate procesit te pranim-dorezimit ose kthen ne origjine mallrat apo materialet qe nuk jane konform porosive apo kontratave;
- Regjistron ne kohe reale transaksionet per levizjet e magazines ne sistemin kompjuterik, sipas te drejtave te perdorimit dhe instruksioneve nga mbikqyresit;
- Pergatit dokumentat e magazines per veprimet si flete-hyrje, flete-dalje, transferim, procesverbale, etj. Ruan nje kopje te dokumentacionit ne arkiven e magazines;
- Sipas instruksioneve, dergon elektronikisht (ne cdo rast, jo me larg se fundi i cdo dite pune) dokumentacionin e levizjeve ditore, prane departamentit te Finances;
- Kujdeset per ruajtjen e mallrave/materialeve brenda magazines, duke perfshire sistemimin e ne vendin e caktuar, ruajtjen ne kushtet e temperatures, lageshtise, paketimet (nese kerkohet), etj, duke minimizuar humbjet nga demtimet apo prishja;
- Monitoron sasite kritike minimale apo maksimale, sipas instruksioneve dhe paralajmeron menaxheret perkates per sasite jo-optimale te mallrave apo materialeve;
- Ben inventarizimin e paplanifikuar te mallrave apo materialeve per tu siguruar se sasite perputhen me dokumentacionet e hyrje-daljeve;
- Merr pjese ne inventaret e kerkuar nga Zyra Qendore apo departamenti i Finances dhe mban pergjegjesi zyrtare duke nenshkruar procesverbalet perkates;
- Pergatit raporte dhe jep feedback te shpejte per Departamentin e Finances apo Mbikqyresit, kur i kerkohet.
Kualifikimet
- Diplome e arsimit te larte, e preferueshme diplome e Fakultetit Ekonomik;
- Te pakten 2 vite eksperience si Magazinier ose ne profile te ngjashme;
- Te kete njohuri ne programet financiare per menaxhimin e magazines;
- Te kete njohuri te mira te paketes “Office”;
- E preferueshme te njohe specifikat e produkteve te magazines;
- Te jete person me integritet dhe etike ne pune;
- Aftesi te mira organizuese dhe komunikuese.
Shënime
Të interesuarit të dërgojnë CV-në e tyre në: hr@nona.com.al
SHËNIM: Ky përshkrim pune nuk është gjithëpërfshirës. Punonjësit mund të kryejnë të tjera detyra në lidhje me këtë pozicion për sa kohë ato plotësojnë nevojat e organizatës.
Rreth kompanisë
We are an Albanian company, situated on the most prestigious Shopping Centers in Tirana, offering food and beverages. The company was established in the 2006 with the passion and experience of a wide team, which has been increased year by year. The company has in total a number of 150 employees, with a total turnover of €3,400,000, located in an 1,350 sq.m area.
