
Menaxher Cilësie (QM)
About the job
Përshkrimi i Punës – Menaxher i Cilësisë (Quality Manager)
Menaxheri i Cilësisë është përgjegjës për projektimin, mirëmbajtjen dhe përmirësimin e vazhdueshëm të Sistemit të Menaxhimit të Cilësisë (QMS) në të gjitha njësitë e AZ Group. Ai/ajo siguron që proceset, procedurat dhe standardet e cilësisë të zbatohen në përputhje me kërkesat ligjore, çertifikimet e kompanisë, standardet ndërkombëtare dhe objektivat strategjikë të kompanisë. Pozicioni ka autoritet të pavarur në vendimmarrjen që lidhet me cilësinë dhe raporton drejtpërdrejt te Bordi Drejtues.
Detyrat
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:
- Harton, mirëmban dhe përmirëson Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë (QMS) në të gjitha njësitë e grupit.
- Harton, standardizon dhe kontrollon procedurat standarde të punës (SOP), udhëzimet, formularët dhe dokumentacionin e cilësisë.
- Menaxhon kontrollin e dokumentacionit, versionet, miratimet dhe rishikimet periodike.
- Siguron zbatimin e procedurave në terren dhe trajnon stafin përkatës për standardet e cilësisë.
- Menaxhon procesin e moskonformiteteve dhe veprimeve korrigjuese e parandaluese (CAPA), duke kryer analizën e shkakut rrënjësor dhe ndjekur zbatimin e veprimeve deri në mbyllje.
- Drejton dhe koordinon auditimet e brendshme, auditimet e jashtme, certifikuese dhe ato të klientëve.
- Mirëmban dhe rinovon certifikimet e kompanisë dhe garanton përputhshmërinë me standardet dhe kërkesat rregullatore.
- Përcakton standardet e cilësisë për lëndët e para, furnitorët dhe kontrollet gjatë procesit të prodhimit.
- Siguron gjurmueshmërinë e loteve dhe regjistrimeve të prodhimit sipas kërkesave të klientëve dhe certifikimeve.
- Zhvillon kapacitetet e stafit dhe promovon kulturën e cilësisë në të gjithë organizatën.
- Përcakton, monitoron dhe raporton treguesit kryesorë të performancës së cilësisë (KPI) dhe rreziqet e lidhura me cilësinë te Bordi Drejtues.
Kualifikimet
- Arsim i lartë në teknologji ushqimore, kimi/biokimi, biologji, inxhinieri kimike/industriale ose fusha të ngjashme, ose në menaxhim biznesi (por të ketë background të verifikueshëm në trajnime për QMS dhe eksperiencë praktike në këtë fushë).
- Minimumi 5–7 vjet eksperiencë në një rol menaxhimi cilësie në industri në një mjedis prodhimi.
- Eksperiencë e provuar në hartimin dhe zbatimin e procedurave (SOP) dhe në drejtimin e një QMS.
- Njohuri praktike të HACCP, ISO 9001 & ISO 22000.
- Përvojë në përgatitjen dhe kalimin me sukses të auditimeve të jashtme dhe çertifikuese.
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (klientë, auditorë dhe dokumentacion i BE-së).
- Gatishmëri për të punuar në vendndodhjen në Lezhë.
Shënime
Pse ky rol
- Rol drejtues për të drejtuar dhe forcuar funksionin e cilësisë të një kompanie që po zgjerohet drejt tregut evropian me produkte unike në industri specifike.
- Autoritet dhe pavarësi – vendimet për cilësinë merren autonome në linjë me proçedurat, me raportim të drejtpërdrejtë te Bordi Drejtues.
- Një grup kompanish unik ne WB6 në rritje, i orientuar drejt eksportit, në një sektor me mbështetje të fortë rregullatore.
Si të aplikoni
Dërgoni CV-në administrative@azgroup.al, ose aplikoni drejtpërdrejt përmes kësaj shpalljeje.
Vendndodhja: Lezhë, me mundësi fleksibiliteti të kufizuar në zyrat e kompanisë në Tiranë
Rreth kompanisë
AZ Group është një kompani e themeluar në vitin 2008 e cila grumbullon, përpunon, tregton në Shqipëri dhe eksporton jashtë vendit të gjitha llojet e nënprodukteve shtazore të destinuara për konsum human. Pas më shumë se një dekade eksperiencë, dhe me besimin e një tregu të gjerë klientësh,AZ Group ka zgjeruar aktivitetin e saj duke rritur impaktin pozitiv social, ekonomik dhe ambjental e duke kontribuar aktivisht në promovimin e një klime sa më inovatore biznesi.
