Pun e Re

Menaxher/e Farmacie

Pun e Re
Tirane9 Nëntor 2026Afati: 1 Dhjetor 2026

About the job

Po kërkojmë një Menaxher/e Farmacie me eksperiencë të konsoliduar në drejtimin e farmacive me volum të lartë shitjesh, i/e aftë për të menaxhuar operacionet e përditshme, për të koordinuar stafin dhe për të realizuar objektivat mujore të shitjeve.

Vendndodhja: Tirana Industrial Park.

Detyrat

  • Menaxhimi dhe organizimi i aktivitetit të përditshëm të farmacisë.
  • Drejtimi, koordinimi dhe mbikëqyrja e stafit, të përbërë nga 2 farmacistë dhe 3 parafarmacistë, si dhe vetë menaxheri/ja.
  • Hartimi dhe organizimi i turneve të punës, duke marrë parasysh fluksin e klientëve dhe nevojat operacionale.
  • Monitorimi i shitjeve dhe realizimi i objektivave mujore të përcaktuara nga kompania.
  • Analizimi i performancës së shitjeve dhe identifikimi i mundësive për rritjen e tyre.
  • Sigurimi i një shërbimi cilësor ndaj klientëve dhe ruajtja e standardeve profesionale të farmacisë.
  • Mbikëqyrja e organizimit të produkteve, furnizimeve dhe stokut.
  • Menaxhimi efektiv i fluksit të klientëve, veçanërisht gjatë fundjavave dhe festave zyrtare.
  • Raportimi periodik mbi rezultatet dhe performancën e farmacisë.

Kualifikimet

  • Eksperiencë 10–15-vjeçare në drejtimin e një farmacie të njohur dhe me volum të lartë klientësh.
  • Aftësi të dëshmuara në menaxhimin e stafit dhe organizimin e punës me turne.
  • Aftësi të forta drejtuese, organizative dhe komunikuese.
  • Përvojë në menaxhimin e shitjeve dhe realizimin e objektivave mujore.
  • Aftësi për të punuar në një mjedis dinamik dhe për të marrë vendime në mënyrë të pavarur.
  • Preferohet kandidati/ja të disponojë licencë personale për ushtrimin e profesionit, sipas kërkesave përkatëse ligjore.

Shënime


Benefitet:

  • Pagë konkurruese, në varësi të eksperiencës dhe profilit profesional.
  • Bonus mujor mbi shitjet e realizuara.
  • Autonomi në organizimin e orarit dhe të turneve, në përputhje me fluksin e klientëve dhe objektivat e farmacisë.
  • Mjedis pune profesional dhe mundësi për zhvillim të mëtejshëm në karrierë.

Të interesuarit të aplikojne ne: info@puneere.al

Rreth kompanisë

Agjencia e Punësimit Punë e Re, është një Agjenci Rekrutimi dhe Konsulence në fushën e Burimeve Njerëzore. Qëllimi ynë është të ndërtojmë marrëdhënie të besueshme dhe afatgjata me kandidatët dhe bizneset. Ne përzgjedhim profesionistët më të kualifikuar dhe shumë të aftë, për pozicinet vakante që na besojnë kompanitë si dhe ndihmojmë profesionistët të gjejnë mundësitë më të mira të punës në fushat e tyre përkatëse dhe të çojnë përpara karrierën e tyre

Me marrëveshje
Paga mesatare
Me kohë të plotë
Tipi i Punësimit
Në Zyrë
Formati i punës
Pa eksperiencë
Eksperienca e kërkuar
Pa edukim
Arsimimi i kërkuar
Asistent Menaxher
Kategoria