EVEREST

Inxhinier Ekonomik

EVEREST
Tirane26 Gusht 2026Afati: 24 Shtator 2026

About the job

EVEREST shpk – Fabrika e prodhimit të profileve të Aluminit dhe të fasadave të ndërtesave, është në kërkim të një Inxhinieri Ekonomik për të mbeshtetur ekipin tonë në një mjedis tepër dinamik prodhimi.

Inxhinieri Ekonomik në prodhim është përgjegjës për analizën, përmirësimin dhe optimizimin e proceseve prodhuese, duke u fokusuar në efikasitetin operacional, përdorimin optimal të burimeve dhe reduktimin e mbetjeve. Ky rol përfshin bashkëpunimin me ekipet inxhinierike dhe të menaxhimit për të siguruar rritjen e produktivitetit brenda linjave të prodhimit.

Detyrat

  • Analizimi dhe optimizimi i proceseve prodhuese për të rritur efikasitetin dhe cilësinë.
  • Përdorimi i metodave inxhinierike për automatizimin dhe përmirësimin e linjave të prodhimit.
  • Monitorimi dhe analiza e të dhënave të prodhimit për të identifikuar pika të dobëta dhe mundësi për përmirësim.
  • Përdorimi i softuerëve të modelimit dhe simulimit për të optimizuar prodhimin dhe planifikimin e kapaciteteve.
  • Pjesëmarrja në zhvillimin dhe implementimin e teknologjive të reja prodhuese për të rritur konkurrueshmërinë.

Kualifikimet

  • Diplomë në Inxhinieri Ekonomike apo fushë tjetër e ngjashme.
  • Njohuri të mira në Autocad.
  • Njohuri të gjuhës italiane dhe angleze (gjuhë të tjera janë avatazh).
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe bashkëpunimi.
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe si pjesë e një ekipi.

Shënime


Çfarë ofrojmë:

  • Pagë konkurruese,shperblim vjetor.
  • Mundësi për zhvillim profesional dhe trajnime.
  • Transport i siguruar nga kompania.
  • Ambient pune dinamik dhe bashkëpunues.

Orari i punes: E hene-Te premte

Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë. Bazuar në ligjin Nr.9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar, nenet 12 – 17, të dhënat personale të depozituara për aplikim punësimi do të përdoren vetëm për këtë qëllim.

Të interesuarit të dërgojnë CV të përditësuar në e-mail hr@everest.al ose të paraqiten pranë kompanisë në adresën Bulevardi Blu, Rruga Ankara, Kamëz.

Rreth kompanisë

Kompania Everest e ka filluar veprimtarinë e saj në vitin 1997 në fushën e ndërtimit. Gjatë viteve ajo është shndërruar nga një ndërmarrje e vogël rikonstruksioni në një sipërmarrje të guximshme ndërtimore me shumë projekte të realizuara me sukses në mbarë vendin. Në fillim të vitit 2005 Everest hapi fabrikën e prodhimit të profileve të aluminit, të vendosur në dalje Kamzës, buzë rrugës nacionale. Sot, në mjediset e saj të prodhimit janë të instaluara dy presa të mëdha 1400 dhe...

EVEREST

EVEREST

201 punonjës
100000 ALL +Bonus
Paga mesatare
Me kohë të plotë
Tipi i Punësimit
Në Zyrë
Formati i punës
1-2 vite
Eksperienca e kërkuar
Pa edukim
Arsimimi i kërkuar
Inxhinier Ekonomik
Kategoria