KEOM

Menaxher/e Shitjesh

KEOM
Tirane26 Gusht 2026Afati: 1 Tetor 2026

About the job

Menaxher/e Shitjesh, i/e cili/a do të jetë përgjegjës/e për menaxhimin e aktivitetit të dyqanit dhe zhvillimin e rrjetit të distribucionit të produkteve elektro-shtëpiake.

Detyrat

Përgjegjësitë kryesore:

  • Organizimi dhe mbikëqyrja e aktivitetit të përditshëm të dyqanit.
  • Menaxhimi dhe motivimi i stafit të shitjeve.
  • Vendosja dhe ndjekja e objektivave mujore të shitjeve.
  • Kujdesi për ekspozimin, prezantimin dhe disponueshmërinë e produkteve.
  • Zhvillimi i marrëdhënieve me distributorë, dyqane partnere dhe klientë biznesi.
  • Identifikimi i klientëve dhe tregjeve të reja.
  • Negocimi dhe përgatitja e ofertave tregtare.
  • Monitorimi i porosive, stokut, arkëtimeve dhe detyrimeve të klientëve.
  • Analizimi i rezultateve dhe përgatitja e raporteve periodike për drejtuesit.
  • Monitorimi i tregut, çmimeve dhe aktivitetit të konkurrencës.

Kualifikimet

Kriteret e kërkuara:

  • Eksperiencë e mëparshme në shitje dhe menaxhim.
  • Preferohet eksperiencë në sektorin e elektro-shtëpiakeve, elektronikës ose distribucionit.
  • Aftësi të mira organizative, komunikuese dhe negociuese.
  • Orientim drejt rezultateve dhe arritjes së objektivave.
  • Aftësi për të drejtuar dhe motivuar ekipin.
  • Njohuri të mira të paketës Microsoft Office, veçanërisht Excel.
  • Leje drejtimi dhe gatishmëri për lëvizje në terren.

Shënime


Ne ofrojmë:

  • Pagë konkurruese.
  • Bonus në bazë të performancës dhe realizimit të objektivave.
  • Ambient pune profesional dhe mundësi zhvillimi.
  • Pozicion me përgjegjësi dhe rol të drejtpërdrejtë në zgjerimin e kompanisë.

Nëse jeni e interesuar dërgoni CV tuaj në adresën: keomshpk@gmail.com ose na kontaktoni në whats app në nr: 0692070910

Rreth kompanisë

Ndertime , rikonstruksione dhe mirembajtje te objekteve civile e industriale ,turistike etj, dhe kompletimi me instalimet e nevojshme . Projektime, ne fushen e ndertimit. Ndertim rruge autostrada , ura e vepra arti, mbikalime etj. si dhe rikonstruksioni e mirembajtja e tyre.

Me marrëveshje
Paga mesatare
Me kohë të plotë
Tipi i Punësimit
Në Zyrë
Formati i punës
1-2 vite
Eksperienca e kërkuar
Pa edukim
Arsimimi i kërkuar
Menaxher Shitjesh
Kategoria