
Menaxher Eksporti
About the job
Kalaja Talent Consulting kerkon te punesoje Menaxher Eksporti.
Detyrat
- Harton dhe zbaton strategjinë e shitjeve në tregjet ndërkombëtare.
- Identifikon tregje të reja dhe mundësi të reja biznesi.
- Menaxhon dhe zhvillon marrëdhëniet me klientët dhe distributorët ndërkombëtarë.
- Negocion çmimet, kontratat, kushtet tregtare dhe pagesat.
- Monitoron tregun, konkurrencën dhe tendencat ndërkombëtare.
- Koordinon porositë, logjistikën, transportin dhe dokumentacionin doganor.
- Siguron realizimin në kohë të porosive të eksportit.
- Monitoron shitjet, targetet dhe rentabilitetin sipas tregjeve.
- Përgatit raporte periodike mbi performancën e eksporteve.
Kualifikimet
- Diplomë universitare në Ekonomi, Biznes, Tregti Ndërkombëtare ose fusha të ngjashme.
- Minimumi 3 vite eksperiencë në eksport, shitje ndërkombëtare ose zhvillim biznesi.
- Aftësi shumë të mira negociimi dhe komunikimi.
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze; gjuhët e tjera të huaja përbëjnë avantazh.
- Njohuri mbi proceset e eksportit, logjistikës dhe dokumentacionit tregtar.
Shënime
Per te aplikuar per kete pozicion, ju lutem dërgoni CV-ne ne adresen tone te e-mailit: rekrutime@ktc.al ose ne numrin e telefonit 0696019695.
Rreth kompanisë
Kalaja Talent Consulting Sh.p.k është një kompani e cila ofron konsulenca në sektorë të ndryshëm,kryesisht ne atë të shitjes,përzgjedhje stafi për biznese në të githë Shqipërinë dhe jashtë saj dhe trajnime në fusha të ndryshme.I përberë nga një ekip me një eksperiencë shumëvjecare në sektorin e shitjeve,burimeve njerëzore dhe marketingut Kalaja Talent Consulting siguron rezultatet maksimale për bashkëpunëtorët e saj.Ne jemi këtu për të ndihmuar individët dhe kompanitë per te realizuar objektivat përkatëse. Kalaja Talent Consulting i siguron bashkëpunëtorëve rezultate...
