
Menaxher Kategorie
About the job
Kalaja Talent Consulting kerkon te punesoje Menaxher Kategorie.
Detyrat
- Analizon tregun, konkurrencën dhe performancën e produkteve të kategorisë.
- Përzgjedh produktet dhe furnitorët, si dhe identifikon produkte të reja.
- Negocion çmimet, kostot dhe kushtet më të favorshme me furnitorët.
- Planifikon vendosjen e produkteve në rafte dhe aktivitetet promocionale.
- Menaxhon shitjet, fitimprurjen dhe buxhetin e kategorisë.
- Monitoron disponueshmërinë e produkteve dhe koordinon furnizimet.
- Përgatit dhe analizon raporte mbi shitjet dhe performancën e produkteve.
- Bashkëpunon me departamentet e Marketingut, Financës, Logjistikës dhe Shitjeve.
- Menaxhon dokumentacionin dhe marrëdhëniet me furnitorët.
- Menaxhon 1 nga kategorit përkatëse (Fresh, Food, Tekstile ose Non-Food), duke ndjekur performancën e produkteve, shitjet, furnizimet dhe objektivat e biznesit.
Kualifikimet
- Diplomë universitare, preferohet në Administrim Biznesi ose Marketing.
- Eksperiencë të ngjashme në shitje me pakicë (Retail).
- Njohuri të mira të Microsoft Office dhe gjuhës angleze.
- Aftësi të larta negociuese, analitike dhe organizative.
- Orientim drejt shitjeve, rezultateve dhe objektivave.
- Aftësi për të marrë vendime dhe për të punuar nën presion.
Shënime
Per te aplikuar per kete pozicion, ju lutem dërgoni CV-ne ne adresen tone te e-mailit: rekrutime@ktc.al ose ne numrin e telefonit 0696019695.
Rreth kompanisë
Kalaja Talent Consulting Sh.p.k është një kompani e cila ofron konsulenca në sektorë të ndryshëm,kryesisht ne atë të shitjes,përzgjedhje stafi për biznese në të githë Shqipërinë dhe jashtë saj dhe trajnime në fusha të ndryshme.I përberë nga një ekip me një eksperiencë shumëvjecare në sektorin e shitjeve,burimeve njerëzore dhe marketingut Kalaja Talent Consulting siguron rezultatet maksimale për bashkëpunëtorët e saj.Ne jemi këtu për të ndihmuar individët dhe kompanitë per te realizuar objektivat përkatëse. Kalaja Talent Consulting i siguron bashkëpunëtorëve rezultate...
